Prekëse, djali dhe nusja nxjerrin në rrugë nënën 80-vjeçare (VIDEO)

May 25, 2016 | 21:46
SHPËRNDAJE

Një e moshuar, 80 vjeç, ka trokitur në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” për të denoncuar problemin e saj. Të moshuarën Pashke Ndrelala, e ka nxjerrë nusja nga shtëpia.

P

E pyetur nga gazetarja e emisionit “Stop”, e moshuara ka thënë se “djali dhe nusja e tij e kanë torturuar, rrahur dhe e kanë mbyllur me çelës. Më pas e kanë nxjerrë nga shtëpia”. Ngjarja ka ndodhur me 3 prill, ndërsa në 4 prill ajo është nxjerrë nga shtëpia.

“Të dalë nëna 80- vjeçe në rrugë, është gjë e fortë”, ka thënë Pashke Ndrelala. Ajo jetonte prej 11 vitesh dhe thotë se prej dy muajsh ka fjetur derë më derë.

Pashke Ndrelala.JPG 2

Ndërkohë vajza e 80-vjeçares ka thënë nuk është hera e parë që nusja (kunata e saj) e ka rrahur të moshuarën. Ajo thotë se e merr të ëmën por nuk ka vend në shtëpi, pasi ka një fëmijë 19 vjeç invalid dhe se ajo këmbëngul që do shtëpinë e saj, shtratin e saj…

Pashke Ndrelala.JPG 1.

Mjerisht e moshuara bashkë me gazetaren emisionit “Stop” ngjitet tek shtëpia e djalit, por pas disa trokitjeve dera nuk hapet… /tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura