Prej vitesh në kërkim/ Kush janë tre të miturit shqiptarë që rezultojnë në faqen botërore për fëmijët e zhdukur

May 25, 2020 | 12:12
SHPËRNDAJE

Sot është Dita Botërore e Fëmijëve të Zhdukur, ndërsa ende nuk dihet fati i shumë prej tyre.

Në portalin botërorë për fëmijët e zhdukur, Global Missing Children’s mes rasteve të shumta të fëmijëve që ende rezultojnë të zhdukur janë edhe tre shqiptarë.

Mes tyre është edhe rasti i Bleona Matës, e cila u zhduk në vitin 2014. Rasti bëri bujë në media, ndërsa e ëma vazhdon ta kërkojë.

bleona mata

“Bleona është zhdukur nga fshati Zapod, Kukes që në datën 22 maj 2010. Policia ka zhvilluar kërkime deri tani por pa sukses. Bleona në krahun e djathte të mjekrës ka një shenjë djegie prej 2 cm”, shkruhet në portalin botërorë për Bleona.

julian cela

Po ashtu i zhdukur rezulton edhe Julian Cela, i datëlindjes 09/05/2002, i cili këtë vit mbush 18 vjeç, është zhdukur më 30 nëntor 2012 në rrethana të paditura.

mateo bejaj

Matteo Bejaj është zhdukur nga fshati Fitore në Vlorë, ditën e shtunë më datë 16 korrik 2011.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura