“Prej më shumë se 4 muajsh nuk e përqafoj dot mamin dhe…”- Mesazhi prekës i vajzës së shefes së Infektivit. Ja thirrja që ka për qytetarët

Jul 15, 2020 | 18:23
SHPËRNDAJE

Greis Çomo, vajza e shefes së pavionit në Spitalin Infektiv në Tiranë, Najada Çomo i ka bërë një dedikim nënës së saj, e cila prej më shumë se 4 muajsh lufton me COVID-19 dhe i shërben pacientëve.

najada como

Në një postim në facebook, vajza e Çomos teksa tregon faktin se prej katër muajsh nuk e takon nënën e saj, i bën thirrje qytetarëve që të tregohen egoist për veten e tyre dhe të ruajnë distancën, e të vendosim maskën.

Postimi i plotë:

Personat që më njohin e dinë sa njeri diskret që jam, por e ndjej të nevojshme të shkruaj “2 fjalë”…

Prej më shumë se 4 muajsh, nuk mund të përqafoj dot mamin tim…

Prej më shumë se 4 muajsh, vetë ajo nuk mund të përqafojë dot gjyshen time…

Prej më shumë se 4 muajsh, unë dhe babi, shohim çdo ditë në sytë e saj lodhjen, përkushtimin, dëshpërimin për jetët e humbura, pavarësisht përpjekjeve të panumërta që stafi mjekësor është dukë bërë…

Prej më shumë 4 muajsh stafi mjekësor, të gjithë pa asnjë përjashtim, janë duke shërbyer me një energji dhe forcë të paimagjinueshme…

Prej më shumë se 4 muajsh na kërkohet që të zbatojmë disa rregulla të cilat, në këndvështrimin tim, nuk janë kaq të vështira dhe të pamundura.

Ju lutem, tregohuni pak egoist për veten tuaj, ruani distancën, vendosni maskën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura