Prej kohësh ishte në kërkim të një skuadre, ish-lojtari i Milanit rikthehet në Europë

Oct 30, 2019 | 16:29
SHPËRNDAJE

Keisuke Honda prej kohësh është në kërkim të një ekipi, për të vazhduar karrierën e tij.honda

Madje japonezi ka shkuar deri atje, sa njoftimin për kërkimin e një skuadre e ka bërë edhe në rrjetet sociale.

Nëpërmjet “Twitter”, Honda i ishte vetë ofruar Milanit dhe Junajtid me shpresën se të dyja klubet do të nisnin kontaktet. Përfundimisht 33-vjeçari ia doli të gjejë një ekip, për të ushtruar profesionin e tij.

Honda nga nesër do të fillojë stërvitjen me Viteshen, në Holandë, ku ai rikthehet pas 10 vitesh, ku luante për Venlo para se të kalonte te Cska e Moskës. Diçka të tillë e ka njoftuar vetë lojtari, i cili nëpërmjet një postimi në “Twitter”, shkruan se do të nisë aventurën me ekipin holandez.

KeisukeHonda(本田圭佑)

@kskgroup2017

Staring tomorrow I will join @MijnVitesse training. Thank you @MijnVitesse.

I feel the same as I did 12 years ago when I was trying out.

440 people are talking about this

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura