Prej dy javësh në grevë urie/ Mjekja flet për gjendjen e Alexei Navalnyt në burg: Veshkat e tij po humbin funksionin!

Apr 17, 2021 | 15:36
SHPËRNDAJE

 

Alexeu NavalnyKritiku kryesor i Kremlinit, Alexeu Navalny, i cili ndodhet në burg që prej janarit, ka shfaqur probleme serioze të shëndetit, pasi për më shumë se dy javës ai ka vendosur të qëndrojë në grevë urie.

44-vjeçari një kundërshtar i njohur i Presidentit Rus Vladimir Putin, vendosi të refuzonte ushqimi që prej 31 marsit, pasi tha se autoriteteve e burgut refuzuan ta kurojnë për dhimbjet akute të shpinës dhe të këmbëve të tij.

Një nga përfaqësueset e sindikatës së Aleancës së Mjekëve, Alexandra Zakharova tha se “gjendja e tij është me të vërtet kritike”. Aleanca e Mjekëve cilësohet nga autoritetet ruse si aktivistë dhe përkrahës së opozitës.

Duke u bazuar nga testet që i kanë dhënë avokatët e Navalny, ajo tha se “Ne i kemi parë testet, dhe ato janë shumë, shumë të këqija. Kaliumi i tij është i lartë dhe sipas analizave tregojnë se veshkat e tij së shpejti mund të humbin funksionin. Kjo do të çonte në patologji të rëndë dhe mund të ndodhte arrest kardiak”.

Rusia burgosi Navalny për dy vjet e gjysmë në shkurt për shkeljet e lirimit me kusht, ku 44-vjeçari tha se ishte shpifje. Ai u arrestua në kufi ndërsa u kthye në Rusi më 17 Janar, pas pesë muajsh shërimi në Gjermani nga helmimi me agjent nervor Noviçok, sulm mbrapa të cilit beson se qëndron presidenti rus, Vladimir Putin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura