Prej ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërron jetë shkrimtarja e njohur shqiptare

Jun 10, 2022 | 17:38
SHPËRNDAJE

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare shkrimtarja e njohur shqiptare Meri Lalaj. Lajmin e ka bërë me dije studiuesja Luljeta Dano në një status në rrjetet sociale.

maxresdefault-1

Ajo shprehet se nuk e beson dot se është ikjen e Lalajt duke e cilësuar atë si Meri Popins, duke e vlerësuar për energjinë dhe të qeshurën me gjithë zemër.

“Kaq e trishtueshme ikja e vetë Meri Popins! Meri Lalaj, nuk e besoj dot, për energjinë tënde dhe të qeshurën tënde me gjithë zemër…”, shkruan ajo.

Lalaj po kalonte një situatë të vështirë shëndetësore për shkak të dëmeve që i shkaktoi në organizëm COVID-19. Pak ditë më parë mikesha e saj shkrimtarja Miranda Haxhia bëri apel për të ndihmë për një letre për shpëtimin e jetës së saj.

Capture

Kush ishte Meri Lalaj

Ajo u lind në Pogradec në vitin 1943. Që nga vitet e ‘90-të ka botuar dhe përkthyer shumë libra, ndër të cilët mund të përmendim këtu, si: “Lasgushi në Poradec” (ditar), “Qentë nuk magullijnë më” (roman), “Gjethe vjeshte” (poezi), “Esenin – një jetë” (përkthim monografi), “Betoveni dhe Revolucioni Frëng” (përkthim), “Romeo dhe Xhulieta takohen” (mbresa për Kosovën), “Dashuri e ndaluar” (roman) etj. Gjatë krijimtarisë së saj letrare, ajo është nderuar me disa çmime si: Çmimi Kombëtar për vëllimin me tregime, Çmimi për poezinë më të mirë si dhe vlerësime të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura