Prej dekadash në hambar, Mustang i vitit 1968 vendos rekord, shitet në ankand për …

Jan 11, 2020 | 13:11
SHPËRNDAJE

Mustang më i famshëm në botë është shpallur gjithashtu edhe Mustang më i shtrenjtë ndonjëherë.

mustag

Highland Green GT që eci në rrugët e San Francisko gjatë xhirimeve të filmit “Bullitt” të vitit 1968 u shit për një çmim rekord në ankand.

Makina u ble për 3.4 milionë dollarë të premten në Florida.

Ankandi Mecum nuk e ka identifikuar blerësin e makinës por një zëdhënës tha se oferta fituese u dha nëpërmjet telefonit.

Rekordin e mëparshëm të një Mustang e mbante Shelby GT500 Super Snake e vitit 1967, që u ble për 2.2 milion dollarë në janar 2019.

mustag2

Mustang 1968 i përkiste familjes Kiernan për 45 vite. Sean Kiernan e bleu automjetin për 3.500 dollarë në 1974.

Të fiksuarit pas automjeteve u mahnitën kur mësuan në vitin 2018 se Mustag ishte fshehur në hambarin e Kiernan në Kentucky për dekada të tëra.

Hera e fundit që iu dha kësaj makine ishte në vitin 1980.

mustag1 mustag3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura