“Prej asaj dite u bëmë miq”- Ish-ministri i Drejtësisë reagon për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit: M’u kujtua kur më tregove 14 vite më parë për vendimin për të kryer operacionin…

May 28, 2022 | 15:48
SHPËRNDAJE

halimi nishani

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi ka reaguar për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit. Sipas tij, ky lajm është dramatik dhe tronditës për familjen, por edhe për miqtë.

Halimi ka sjellë në vëmendje ditën kur me ish-Presidentin Nishani janë bërë miq, ndërsa ka kujtuar edhe një nga momentet më të vështira, kur ai do të bëhej operacion në tru.

“M’u kujtua rreth 14 vjet me pare kur me tregoje për natën qe kaluat zgjuar me Odeten per te marre vendimin për operacionin ne tru, mbështetjen e saj te jashtëzakonshme ne ato dite te vështira dhe batutën tende: “zoti me ka me sy te mire, se me ndezi sinjalin, me paralajmëroi”, kujton Halimi.

Postimi i plotë

Lamtumire i dashur President Nishani!

Sot ishte dita jote e fundit mes nesh, por jo e fundit qe do shkruajme per ty!

Lajmin shokues ma dergoi nje bashkepuntor i ri imi.

Dramatik per familjen tende qe po luftonte prej muajsh!

Trondites per mua dhe familjen tone politike !

Ne pak sekonda memorja me solli ftesën tende per dreke ku ne fund me the “kam ditelindjen, mbush 40 vjec, dhe mendova ta kalonim bashke”.

Prej asaj dite u beme miq edhe me shume. Mu kujtua rreth 14 vjet me pare kur me tregoje per naten qe kaluat zgjuar me Odeten per te marre vendimin per operacionin ne tru, mbeshtetjen e saj te jashtezakonshme ne ato dite te veshtira dhe batuten tende: “zoti me ka me sy te mire, se me ndezi sinjalin, me paralajmeroi”.

Dhe keto 14 vjet me kurajen me te admirueshme luftove me post pasojat e atij operacioni dhe tregove shembullin inspirues per te ecur para! Tregove se mund te ishe nje politikan model: deputet i qytetareve, sherbetor i tyre dhe familjes sone politike; minister i drejtesise dhe minister i brendeshem i pakompleksuar nga pushteti; president i denje, i pakurruptuar dhe i ndershem!

Sot humbem mikun tone Presidentin Nishani! Familja humbi babain model, PD humbi politikanin e mencur!

Lamtumire i dashur Bujar!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura