Prej 8 vitesh bashkë, Armina Mevlani “e prerë” për dasmën me Shkëlzen Berishën: Ose këtë vit, ose kurrë

Jan 27, 2022 | 14:46
SHPËRNDAJE

Blogerja Armina Mevlani është prej 8 vitesh tashmë në në lidhje me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Armina Mevlani

Edhe pse është përfolur disa herë që çifti do shkonin drejt altarit, planet e tyre janë anuluar për shkak të pandemisë së COVID-19. Megjithatë ky vit do jetë deçiziv, nëse dasma do zhvillohet ajo.

Astrologia, Lorna Hysi e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku Armina Mevlani është një nga moderatoret, i lexoi fatin partneres së Shkëlzen Berishës nëpërmjet letrave Tarot.

Pasi blogerja zgjodhi letrën e saj, Hysi i tregoi se do të ndodhë një ndryshim në jetën e saj, që mund të jetë edhe ndryshim statusi.

“Kjo nuk është karta më e mirë që mund të të bjeri The Tower, por mund ta interpretosh si një ndryshim të madh që do kesh në jetën tënde. Qoftë një mbyllje të një cikli, mund të jetë ndryshim pozitiv, mund të jetë ndryshim negativ, mund të jetë ndryshim statusi, ndryshim i diçkaje të re që do të ndodhi ose që ti po e pret”- tha e ftuara.

astrologia

Ndërsa blogerja u përgjigj menjëherë me të qeshura duke i thënë: “Ndoshta dasma që ka tre vjet që s’po e bëjmë nga pandemia. Në qoftë se nuk e bëj edhe këtë vit, nuk e bëj më”

armiknaaa

Ndër të tjera, astrologia foli edhe për konkurrentët e Big Brother Vip dhe bazuar në shenjën e tyre të horoskopit, bëri një parashikim se kush mund të jetë fituesi.

“Mund ta mendoj Arjolën fituese, por duke qenë virgjëreshë(në horoskop) nuk e shikoj shumë afër. Einxhel ka fat gjithmonë dhe unë jam Team Einxhel. Donbaldi është gjithashtu virgjëreshë dhe nuk e shikoj favorit, por varet nga ashendenti që mund të ketë. Iliri është favorit po jo favoriti më i mundshëm. Iliri është tipik dash dhe është pak më i matur se Monika”, tregoi astrologia.

atrologiabbv

Letrat tarot janë letra me simbole dhe numra. Ato u përdorën fillimisht si pjesë e lojërave të fatit në Europë, ndërsa në shekullit XVIII filluan të përdoren më së shumti për të parashikuar të ardhmen, ose për të njohur më mirë të kaluarën dhe të tashmen. Në një lexim të letrave tarot mund të preken tema si: mësimet, qëllimi, fitoret, pasioni, suksesi, dobësitë, humbjet etj.

tarot

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura