“Prej 4 muajsh kanë punuar pa ndalur në terren kundër COVID-19”, Manastirliu thirrje qytetarëve: Të ndihmojmë ekipin e epidemiologëve duke…

Jul 8, 2020 | 20:32
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një postim në facebook bën të ditur se 90% e rasteve të dyshuara si të infektuara me COVID-19 izolohen brenda 48 orëve.

pjimage - 2020-07-08T202927.892

Manastirliu thotë se kjo është meritë e ekipit të epidemiologëve, të cilët prej katër muajsh nuk e kanë ndalur punën në terren.

Ministrja i ka bërë thirrje qytetarëve që “t’i ndihmojmë së bashku, me kujdes për respektimin e distancës, vendosjen e maskës dhe higjienën personale dhe kolektive, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm”.

Reagimi i plotë:

#COVID19
Mbi 90% e rasteve të dyshuara izolohen brenda 48 orëve.

Kjo ndodh sepse ekipi i epidemiologëve por edhe të gjithë strukturat e gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik, prej 4 muajsh, pa u ndalur, ditë natë po bëjnë një punë të jashtëzakonëahme në terren.

T’i ndihmojmë së bashku, me kujdes për respektimin e distancës, vendosjen e maskës dhe higjienën personale dhe kolektive, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

#Bashkë kundër #COVID19

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura