Prej 37 vitesh të dashuruar po refuzojnë të martohen, Oprah Winfrey zbulon pse nuk dëshiron të shkojë në altar: Nuk doja sakrificat e …

Jan 16, 2020 | 10:46
SHPËRNDAJE

Oprah Winfrey ka një vështrim unik mbi martesën. Në një ese të publikuar të mërkurën, ylli i medias zbuloi se ekziston një arsye e mirë se pse ajo dhe partneri i saj prej shumë vitesh, Stedman Graham nuk do martohen kurrë.

“E kuptova që nuk doja të martohesha,”- tha ajo pasi pranoi propozimin e Graham në vitin 1993.

Ndërsa më pas shtoi: “Doja vetëm të disa se ai mendonte se isha e denjë për të qenë bashkëshortja e tij, por nuk dëshiroja sakrificat, kompromiset dhe angazhimet e përditshme që kërkohen kur je e martuar.”

65-vjeçarja dhe partneri i saj janë në një lidhje që nga viti 1983.

“Ai dhe unë arritëm në një konkluzion të përbashkët se nëse do martoheshin, nuk do të ishim bashkë,”- tha ajo, duke shpjeguar se të dy janë të vetëdijshëm se puna është përparësia e saj.

Winfrey tha se marrëdhënia mes tyre ka funksionuar për dekada sepse Graham ka një identitet tjetër përveçse të qenit burri i Oprah dhe të dy kënaqen duke parë njëri-tjetrin të përmbushen.

“Kushdo që e takon është i mahnitur se sa zotëri i vërtetë është ai,”- shtoi ajo. “Është pozitiv. Dëshiron më të mirën për mua dhe të gjithë që ai njeh. Asnjëherë nuk mallkon dhe nuk e kam dëgjuar të bëjë thashetheme apo të thotë diçka negative për dikë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura