Prefekti i Lezhës tallet me ‘kaubojsin’, i jep kurorën e LSI-së

Nov 29, 2015 | 12:48
SHPËRNDAJE

Edhe pse i paftuar, deputeti i ri i qarkut të Lezhëas Eduart Ndocaj ka marrë pjesë në nderimin e Dëshmorëve të Kombit të qytetit të Lezhës.

ndocaj3kuriora

Kjo bëhet e ditur nga vetë deputeti më i ri i Parlamentit, ku në një status në profilin e Facebook, shkruhet se Ndocajt madje iu dha kurora që ishte bërë gati për LSI-në, “pasi institucionet e Lezhes si prefektura dhe Qarku nuk e kishin ftuar të merrte pjese ne nderimet e festimet e 29 Nentorit”.

ndocaj0kurora

“Kjo ftese mungonte edhe Ndocaj ishte i pranishem si i vetmi deputet i Grupit Parlamentar te PS”,- shkruan Ndocaj.

ndocaj-kurora

Një ditë më parë, deputeti kërkoi shkarkimin e Prefektit të qarkut Lezhë sipas tij sepse ka bërë disa shkelje. Ai ka reaguar dje me tone të ashpra ndaj mungesës së prefektit të Lezhës, Altin Jaku, i cili sipas tij nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e 103-Vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë, zhvilluar në Lezhë. Teksa sot, sipas Ndocajt, Prefekti nuk e ka ftuar në ceremoninë e nderimit të dëshmorëve të kombit me rastin e 29 Nëntorit.

statusi-ndocajtttt

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura