Prefektët e rinj, Nard Ndoka ‘habit’ me deklaratën: Ja i vetmi kusht që plotësojnë

Nov 1, 2017 | 21:21
SHPËRNDAJE

Paraditen e sotme kryeministri Rma ka shkarkuar të gjithë Prefektët në qarqet e vendit, duke i zëvendësuar me 12 emra të cilët kanë qenë pjesë e Forcave të Armatosura.

nard ndoka

Pas këtij vendimi të bujshëm kanë qenë  të shumta reagimet nga opozita dhe politikanë të ndryshëm të cilët e kanë komentuar si një lëvizje të pa matur veprimin e tij.

Por jo të pakta kanë qenë edhe komentet ironizuese, një ndër ta është edhe ai i kreut të PDK-së Nard Ndoka.

Deputeti Ndoka në një postim së fundmi në rrjetin social ‘facebook’ shkruan se Rama  emëroi 12 ushtarakë në lirim të cilët plotësojnë vetëm një kusht: “Urdhëro, si urdhëron”

“Emërimi i Prefektëve nga Rama (ushtarakë në lirim), plotëson vetëm një kriter: “Urdhëro, si urdhëron!”, shkruan Ndoka.??

nard ndoka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura