Preç Zogaj: Në Gjermani, Ramës nuk i kërkuan arrestimin e Tahirit, por ngritën problemin që…

Apr 26, 2018 | 22:05
SHPËRNDAJE

Analisti Preç Zogaj në një inetervistë në “Opinion”, është shprehur se gjatë vizitës në Gjermani, kryeministrit Rama nuk i kanë kërkuar arrestimin e sh ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, por sipas tij i kanë kërkuar që PS ti heq imunitetin dhe ta lërë të hetohet normalisht si gjithë të tjerët.zogaj

“Nuk është se i ka kërkuar njeri arresto, se nuk ta kërkon Gjermania diçka të tillë. Ata kanë ngritur problemin që Prokuroria kërkonte arrestimin, Parlamenti nuk duhet ta mbronte me imunitetet dhe Gjykata mund ta lironte. Ky është problemi, të lihej në tagrin e Gjykatës nëse do të rinte në gjendje arresti apo jo”, u shpreh Zogaj.

Sa i përket çështje se deputetit gjerman Krichbaum dhe sulmin e tij nga mediat pranë Ramës, Zogaj e ka konsideruar si një rast të rëndë. Ai deklaroi se Rama ka kërkuar ndjesë para politikanëve gjerman.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura