Analisti Preç Zogaj ka reaguar me një mesazh prekës për ndarjen nga jeta te Shahin Kadaresë, mjek onkolog dhe vëllai i shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.
Shahin Kadare ndërroi jetë mëngjesin e sotëm pas një beteje më pak se 1-vjeçare me një sëmundje të rëndë.
“Ky njeri zemërbardhë, ky intelektual i klasit të lartë, ky mjeshtër i lindur i fjalës,i humorit dhe ironisë së ndritshme, që fati e caktoi ta çonte jetën nën madhështinë e të vëllajt, Ismailit, si jo dublues i tij, sot është një dhimbje që vesh me lot kujtimet. Sidomos ato kur kemi qeshur me shpirt”, shkruan Zogaj në reagimin e tij.
REAGIMI I PLOTE
Kjo ditë goditi herët me lajmin e ndarjes nga jeta të Shahin Kadaresë.
Lajmi është prej atyre që shtang kohën dhe fjalët e miqve të tij, një prej të cilëve kam patur nderin të jem .
Ky njeri zemërbardhë, ky intelektual i klasit të lartë, ky mjeshtër i lindur i fjalës,i humorit dhe ironisë së ndritshme, që fati e caktoi ta çonte jetën nën madhështinë e të vëllajt, Ismailit, si jo dublues i tij, sot është një dhimbje që vesh me lot kujtimet. Sidomos ato kur kemi qeshur me shpirt.
Na kishte munguar një lajm i keq prej teje, Shahin. Na e dhe sot. Të parin dhe të fundit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al