Preç  Zogaj: Kurti e kërkoi shkarkimin. Mbetet të analizohet përse. Urgjente ngritja e qeverise së re.

Mar 27, 2020 | 22:42
SHPËRNDAJE

Në emisionin “Java në RTSH”, analisti i këtij emisioni, Preç Zogaj  bëri komentin e tij për rrëzimin e qeverisë “Kurti” në Kosovë këtë javë.

“E  parashikuam javën e shkuar”, tha Zogaj.  “Kështu do të përfundonte.  Albin Kurti  nuk u tërhoq nga  shkarkimi i  ministrit Gashi  nga partia  partnere , LDK,  me të cilën ndante gjysmë për gjysmë pushtetin dhe votat pothuajse, kishte vetëm një deputet më shumë”, shtoi ai.

Prec-Zogaj

“A  kishte shkarkimin e ministrit të brendshëm të LDK-së një casus belli i Kurtit për të mbërritur këtu ku mbërriti apo e bëri  nga megalomania, kjo mbetet të  shihet e të analizohet.

Kryeministrat rezervohen të flakin nga kabineti pa u konsultuar ministra të partive garnitura  e jo më  të partive pa të cilat s’mund të kenë asnjë ditë jetë.

Të tjerat  që kam dëgjuar  me janë dukur opinione, hamendje, pandehma, konspiracione.

Tani është urgjente krijimi i qeverisë që re,  për të cilët  urojmë  të ngrihet  mbi  kredon e  përballje me pandeminë  që po përhapet me shpejtësi edhe në Kosovë dhe  në atë të  forcimit të bashkëpunimit strategjik prioritar me SHBA .

Historia  na ka mësuar se ditët   dhe periudhat me e zeza  për kombin tonë kanë qenë ato kur  drejtuesit e Shqipërisë, Enver Hoxha i pari ndër ta, ia kanë dalë për shkak të konjukturave   autentike  të prishin për një kohë të gjatë a të shkurtër   marrëdhëniet e Shqipërisë dhe shqiptarëve me  vendin  më mirëbërës në historinë e tyre që janë ShBA.

Për të mirën e shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut e tjerë, kjo nuk ka gjasa të ndodhë më”, u shpreh ai më tej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura