Prapaskenat/ Zyrtari amerikan qëndroi plot 60 minuta në takim kokë më kokë me Bashën

May 16, 2017 | 10:11
SHPËRNDAJE

Zyrtari amerikan, Yee, që ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë për të negociuar me palët ka zhvilluar një takim 60 minutësh kokë më kokë me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

yee 2Takimi, siç mëson “Panorama” u zhvillua në mjediset e PD-së. Në të ishin vetëm dy bashkëbiseduesit që folët për krizën politike.

Mendohet se Yee i ka thënë Bashës se DASH mbështet platformën “McAllister”. Më pas, takimi është zhvilluar në prani edhe të aleatëve të Bashës.

Takimi me kreun demokrat erdhi pas drekës së punës me gazetarë. Aty Yee iu përgjigj interesit të mediave për krizën politike.

Ai tha se SHBA-të e respektojnë bojkotin e opozitës, por kanë dyshime për arsyet e vërteta të bojkotit.

Yee ka patur edhe një bisedë telefonike me ish-kreun e PD-së, Sali Berisha, i cili mund të luajë rol në bindjen e Bashës për të pranuar paketën e zgjidhjes së krizës.

Po kështu, “Panorama” mësoi se ai u ka dhënë palëve një ultimatum se pret përgjigje pozitive deri të nesërmen pasdite, para se të largohet nga Shqipëria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura