Prapaskenat/ Ushtria do rrëzonte Milloshevicin në 1998 për Kosovën

Jun 29, 2015 | 14:54
SHPËRNDAJE

Ish-numri një i Ushtrisë Jugosllave më 1998, gjenerali Momqillo Perishiq, ka bërë të ditura disa detaje ekskluzive në lidhje me luftën e Kosoëvs dhe raporteve që kishe ai dhe armata me Sllobodan Millosheviqin.


Në një intervistë për mediet serbe, pjesë të së cilës ju sjell Klan Kosova, ai ka treguar se mes tij dhe shefit të shtetit, kishte dallime të mëdha për atë se si duhej eleminuar shqiptarët e armatosur.

Perishiq mendonte të shpallte gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë, në mënyrë që të fitohej legjitimiteti për të dërguar atje edhe ushtrinë, pasi që ndyshe ajo nuk mund të futej në luftë.

Millosheviqi dëshironte të shfrytëzonte vetëm disa njesite të ushtrisë, në mënyrë ilegale. Për shkak të kryeneqësisë, më 1998 ishin hartuar edhe ide e plane për ta rrëzuar Milosheviqin me grushtet.

Por, kjo nuk ndodhi. Ajo që ndodhi ishte se Perishiq u shkarkua. E Sllobodani vazhdoi me të tijën – Kosovën e shkrumoi, rreth 1 milionë shqiptarë dëboi nga këtu ndërsa vrau mijëra të tillë.

Më poshtë po ju sjellim pjesë nga intervista e Perishiq:

Në lidhje me çështjen e Kosovës, ju nuk arritet të gjeni një marrëveshje kompromisi me Millosheviqin?

Në fillim të vitit 1998 nuk u pajtuam për cilësimin e grupeve të armatosura të shqiptarëve në Kosovë e Metohi. Unë insistoja që Kuvendi t’i shpallë ata terroristë, në mënyrë që me ndihmën e e miqve dhe lobistëve tanë të sigurohet një kualifikim i tillë i tyre edhe në botë, por edhe në mediet ndërkombëtare. Kam kërkuar që në kuvendin federativ të merret vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë e Metohi, në mënyrë që të mund të përdoreshin të gjitha forcat, pra edhe Ushtria e Jugosllavisë, që terrorizmi, tashmë vetëm me elemente të kryengritjes, të eleminohej. Milosheviqi ishte kundër.

Pa shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nuk mund të përdorej ushtria në atë zonë. Milosheviq donte që pjesë të Ushtrisë Jugosllave të shfrytëzoheshin në mënyrë ilegale. Këtë gjë e shfrytëzoi fronti i armiqve ndërkombëtarë si pretekst për agresionin e NATO-s. Milosheviqi më ndërroi menjëherë pas fjalimit në Gornji Milanovac, ku më 11 teor 1998 thashë se Republika Federative e Jugosllavisë do të bombardohet nga ajri, nëse nuk respektoheshin ato që thuheshin në rezolutën 1199 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Pra, a nuk ishte më mirë të pranohej rezoluta dhe të pengoheshin bombardimet, të evitoheshin shkatërrimet dhe të ruheshin jetët e njerëzve, apo të pranoheshin kufizime që ishin më të rënda se rezoluta, pas viktimave në njerëz dhe dëmeve të shumta materiale? Për fat të keq, u bombarduam, humbëm mijëra jetë njerëzish, pësuam shkatërrime të shumta dhe e pranuam Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake të Kumanovës, që ishte shumë më e keqe se rezoluta 1199 dhe e cila nënkuptonte humbje përfundimtarë të Kosovës e Metohisë, nga e cila, policia dhe ushtria u larguan, të pamposhtura, por të turpëruara, ndërsa që popullata joshqitpare, e vecanërisht ajo serbe, mbeti e pambrojtur.

A përgatitët në atë kohë ju dhe Jovica Stanishiq grushteti ndaj Millosheviqit?

Me Stanishiqin kam bashkëpunuar mirë në funksionet kryesore, nga dita e parë në të fundit – ai në krye të Sigurimit Shtetëror të Serbisë e unë në krye të Ushtrisë së Jugosllavisë. Sa i përket puçit- grushtetit, Stanishiq dhe unë kemi qendrime të njëjta, se në dicka të tillë mund të përfshiheshin vetëm avanturistët, njerëzit e papërgjegjshëm dhe ata jashtë realitetit. Po ashtu, sikur të bënim grushtet atëherë do t’i jepnim legjitimitet NATO-s të kryente agresionin, pasi do të kishte shumë pajtim për këtë gjë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Të rinjve u them se ndryshimi i pushtetit me dhunë është dështim për ata që e bëjnë një gjë të tillë, popullin e shtetin dhe se për dicka të tillë nuk duhet të mendojnë.

Si ju shkoi më pas komunikimi me Millosheviqin?

Për largimin tim më lajmëroi me telefon. Desha të flas me të personalisht, por ai tha se nuk ka kohë. Atëherë nuk do të bisedojmë hiq, i thashë. E refuzova detyrën e re që mu caktua – këshilltar i presidentit të qeverisë federale, atëherë Momir Bullatoviq, pasi në atë pozitë isha caktuar pa dijeninë time dhe pa u konsultuar fare. Pas kësaj, më përjashtuan nga ushtria. Hera e parë që e takova Millosheviqin pas këtyre ngjarjeve, ishte në burgun e Hagës, më 2005. Ai bëri shaka më mua dhe më tha: “Lija, lija, Momo, pa dolija”. Unë iu përgjigja: “Sikur të më dëgjoje të paktën për dicka, unë dhe ti sot nuk do të ishim këtu”. U lirova përkohësishte në qershor 2005. Milosheviqi vdiq një vit më pas. Unë u ktheva në Hagë më 2008.

Klan Kosova ju sjell edhe disa informacione bazike për Perishiqin.

Ai ishte akuzuar nga Tribunali i Hagës, në shkurt 2005, se në cilësinë e komandantit të Ushtrisë së Jugosllavisë, i ofroi ndihmë Ushtrisë së Republika Srpskës dhe Republikës së Krainës për të kryer krime në Bosnjë e Kroaci. Perishiq fajësohej për vrasje, akte johumane, persekutime në baza politike, racore ose religjioze, sulme ndaj civilëve dhe për dështim në ndalimin e të nënshtruarve të tij për të kryer rrethimin e Sarajevës, sulmin me raketa në Zagreb dhe masakrën e Srebrenicën.

Perishiq u vetëdorëzua në Hagë në maj 2005. më 2011 u gjet fajtor për krime luftë dhe kriime kundër njerëzimit dhe u dënua më 27 vjet burg. Pas ankesën, në shkurt 2013 u lirua nga të gjitha akuzat, si i pafajshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura