Prapaskenat/ Kristiano Ronaldo refuzoi Junajtidin prej “Mout”: S’dua të përfundoj mbrojtës krahu

Aug 1, 2018 | 12:40
SHPËRNDAJE

Kristiano Ronaldo kishte tri alternati va në Europë për të vazhduar karrierën e tij postReal Madrid. Por, ndërsa PSGja u refuzua që në fillim, Juventusi duhet ta konsiderojë veten me fat që në krye të Mançester Junajtid ka qenë Zhoze Murinjo, ndryshe sulmuesi mund të kishte zgjedhur rikthimin te “Djajtë e Kuq” dhe jo Torino.

ronaldo

Është kjo prapaskena që sjell “Sky Sport News”, e cila nënvizon se në një kontakt që ka pasur gjatë ditëve të nxehta të merkatos që lidheshin me të, 33-vjeçari i është përgjigjur ftohtë, por shumë qartë pyetjes në lidhje me mundësitë që ai kishte për t’u rikthyer në “Old Trafford”.

“Mançesteri është shtëpia ime, por te Junajtid nuk mund të kthehem në këtë moment dhe të përfundoj së luajturi si mbrojtës krahu. Nuk kam më moshë për të tilla eksperimente dhe kërkesa”, ishin fjalët e Ronaldos për këtë rrjet. Dhe normalisht që ky është një thumbim i qartë, i cili prek drejtpërdrejt trajnerin dhe njëkohësisht bashkatdhetarin e “CR7”-ës, Zhoze Murinjon.

ronaldo murinjo

Tashmë dihet nga të gjithë se trajneri i Junajtid, i cili e ka stërvitur Ronaldon te Reali i Madridit, është i fiksuar pas anës taktike dhe lojës mbrojtëse, ide të cilat futbollisti nuk i ka kapërdirë që gjatë bashkëjetesës në Spanjë, ndaj nuk ka dashur që të punojë sërish me Murinjon. Për këtë arsye, Juventusi ka dalë i fituar nga ky fakt dhe tani pret me padurim që ta shohë në aksion 33-vjeçarin me ngjyrat bardhezi.

Murinjo ronaldo

DEL PIERO E “SNOBON”

Por, ndërsa media angleze sjell këtë prapaskenë në lidhje me Ronaldon, është ishkapiteni Alesandro Del Piero ai që i thur elozhe si portugezit, ashtu sikurse Lionel Mesit, edhe pse për këtë të fundit, duket se ka një simpati të veçantë, siç konfirmon në faqet e “Mundo Deportivos”. “Juventusi, favorit për Champions-in? Unë mendoj se sivjet ka bërë investime të rëndësishme dhe me afrimin e Kristiano Ronaldos është edhe më i frikshëm sesa në sezonet e fundit.

Del Piero 03

Mendoj se Kristiano është lojtari i duhur, ai që i nevojitej dhe i ka munguar Juves në këto vite të fundit, për të pasur disa opsione më shumë për ta fituar. Po Barça është mes favoriteve? Barcelona ka qenë dhe do të jetë mes favoriteve, sepse ka klas, grup dhe një lojtar madhështor si Lionel Mesi.

Madje, ka pasur raste kur e kam parë të luajë dhe mendoja me vete se sa shumë do të kisha dashur që të luaja edhe unë përkrah tij. Do të kishte qenë tepër e lehtë, por në të njëjtën kohë kam menduar se do të kisha qenë gati edhe të paguaja për t’u stërvitur qoftë edhe një ditë të vetme, për ta parë sesi punon Mesi”, përfundoi Del Piero.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura