Prapaskenat e votimit/ Ku ishte Meta kur PS kërkonte votat për ministrat në Kuvend?

Mar 23, 2017 | 14:41
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nuk ishte i pranishëm sot gjatë votimit të katër ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.

Rama-Meta

Kreu i LSI-së ishte në një takim me veterinerët, ndërkohë që në Parlament maxhoranca po përpiqej të bënte votat e nevojshme për të votuar dekretet e Presidentit.

Gjatë fjalës së tij Meta nënvizoi mbështetjen e tij për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj dege të mjekësisë si një domosdoshmëri jo vetëm për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve, por edhe me arritjen e standardeve më të larta për prodhimet blegtorale.

“Njëkohësisht, dua të theksoj rëndësinë e mbështetjes më tej të rritjes së cilësisë së këtij shërbimi dhe të modernizimit të tij si një domosdoshmëri, jo vetëm për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve, që është tashmë prioritar, por njëkohësisht është i lidhur ngushtë edhe me arritjen e standardeve për prodhimet tona blegtorale për rritjen e eksportit. Çka është një domosdoshmëri, jo vetëm për rritjen e prodhimit në vend, jo vetëm për rritjen e të ardhurave të ekonomisë kombëtare, por edhe për rritjen e të ardhurave të fermerëve tanë kudo në të gjithë vendin”, – shtoi Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura