Prapaskenat e merkato/ Partizani refuzoi Berishën, në provë një sulmues nga kampionati suedez

Jan 11, 2018 | 16:02
SHPËRNDAJE

Qendërmbrojtësi shtatlartë, që i është bashkuar skuadrës së Vllaznisë, Sedat Berisha, mund të ishte pjesë e Partizanit. Mësohet se drejtuesve të kuq u janë ofruar shërbimet e 28-vjeçarit, por përgjegjësit e merkatos e kanë refuzuar. Kjo ka bërë që futbollisti të firmosë me skuadrën e Vllaznisë.

Partizani

Ndërsa dje në Turqi me Partizanin është bashkuar edhe një sulmues që vjen nga kampionati suedez. Ai po zhvillon stërvitje me skuadrën, por drejtuesit e kuq janë duke mbajtur gjithçka sekret sa u takon të dhënave të tij. E vetmja gjë që mësohet është se quhet Kristofor, por pa dhënë detaje të tjera. Lojtari do të firmosë nëse bind trajnerin Starova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura