Prapaskenat e krizës së Tiranës, zbardhet mesazhi që i mbajti dje të gjithë në ankth

Sep 4, 2018 | 10:28
SHPËRNDAJE

Orë ankthi te Tirana, menjëherë pas sfidës me Kukësin. Të shumtë ishin ata që vinin bast për shkarkimin e trajnerit brazilian pas rezultateve të tri javëve të para. Por, në fund, gjithçka rezultoi një alarm fals. Në fakt, gjendja ka qenë e nderë, që në fund të pjesës së parë të ndeshjes të së dielës, ku pas dy golave të pësuar, Ze Maria i ka pritur me “shpatë” lojtarët në dhomat e zhveshjes. Tensioni ka qenë shumë i lartë dhe si zakonisht braziliani ka akuzuar futbollistët, duke ua vënë fajin atyre për atë që po ndodhte në fushën e lojës.

ze maria

Në nerva e sipër, Ze Maria urdhëron tre zëvendësimet. Menjëherë pas ndeshjes, presidenti Refik Halili është larguar drejt Tiranës dhe gjatë ditës së pasndeshjes është pritur një vendim përfundimtar për trajnerin. Edhe gjatë të hënës u fol për një lëvizje të trajnerit. Vetë braziliani njoftoi ekipin se duhet të ishte në gatishmëri për një mbledhje që mund të zhvillohej në orët e pasdites, por gjithçka mbeti në kuadrin e projektit. Mbledhja nuk do të ishte gjë tjetër, veçse lamtumira me skuadrën, gjithmonë nëse merrej vendimi ekstrem nga drejtuesit.

Ze-Maria-696x464

SHKARKIMI – Në fakt, shkarkimi i trajnerit te Tirana është pothuajse i pamundur, për shkak të rrogës së brazilianit. Klubi nëse merrte një vendim për largimin e Ze Marias, atëherë duhet të paguante rreth 100 mijë euro këtë sezon. Edhe pse nuk është konfirmuar, flitet edhe për një diskutim për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve, pasi u kuptua Ze Maria nuk kishte ndërmend që të dorëhiqej apo të dorëhiqet dhe duhet të jetë klubi, i cili duhet ta shkarkojë trajnerin, gjithmonë nëse mendon se nuk është më i duhuri për Tiranën.

ze-maria

Në këto kushte, dy janë rrugët. Ose Ze Maria dhe Tirana e tij bëjnë kthesën në takimin e Kupës me Ilirinë dhe më pas me Luftëtarin, ose braziliani pranon marrëveshjen e klubit. Për momentin, braziliani është në krye të Tiranës. Kujtojmë që Tirana u mund të dielën në Shkodër me rezultatin 3-1 me Kukësin. Për ta, humbja e fundjavës ishte e dyta këtë kampionat. Skuadra tani është në vendin e parafundit të Kategorisë Superiore me vetëm një pikë në tri ndeshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura