Prapaskenat e “JO”-së për Shqipërinë, çfarë kërkuan vendet skeptike gjatë darkës

Oct 19, 2019 | 12:57
SHPËRNDAJE

ARISTIR LUMEZI/ Presidenti francez, Emannuel Macron, ishte i bindur për “Jo” ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pa nisur ende takimi i 17 tetorit.

++ Siria: Conte, con leader Ue valuteremo passi utili ++

Këtë e kishte shprehur qartë që në takimin e Tuluzës me kancelaren gjermane Merkel, ku si shkak për Shqipërinë ishin kërkesat e larta për azil nga ana e shqiptarëve në Francë, por dhe nevoja për një reformë të thellë në lidhje me procedurat e hapjes së negociatave.

Franca qëndroi lokomotivë e palëkundur në qëndrimin e saj refuzues, duke tërhequr pas vetes edhe vagonët e tjerë, skeptikë, si Holanda, Danimarka, Spanja, por dhe Greqia, aspak inkurajuese për Shqipërinë për shkak të minoritetit të saj.

“Nuk patëm vendim. Nga vendet e BE-së pati disa vende që e kundërshtuan hapjen e negociatave për Shqipërinë”, tha kancelarja Merkel pas takimit.

Takimi i radhës ku do të diskutohet sërish për zgjerimin e BE-së do të jetë në Zagreb, në maj të 2020-ës. Lobimit të madh nga shumica absolute e vendeve anëtare të BE-së gjatë darkës së 17 tetorit duke u gdhirë data 18, Danimarka iu përball me problematikën e korrupsionit që ekziston në Shqipëri dhe të shtetit ende të dobët ligjor. Holanda nxori si pretekst për qëndrimin e saj kriminalitetin nga shqiptarët në këtë vend, ndërsa Spanja, për krimin e organizuar me origjinë shqiptare sa i takon narkotikëve. Në hije mbeti edhe Greqia, e cila këmbënguli në mungesën e respektimit nga ana e Shqipërisë të pronave të minoritetit grek.

PËRPLASJA 

Por, përveç këtyre justifikimeve me sfond shqiptar, Franca dhe Gjermania në këtë debat i kanë pasur sytë në drejtimin e ri të Bashkimit Europian, Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, ndarjen e pushteteve mes tyre. Për këtë arsye, Kancelarja Merkel edhe pse ishte një prej mbështetëseve kryesore për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duket se nuk ka dashur të përplaset me Presidentin Macron për dy vendet e Ballkanit Perëndimor kur qëllimi i debatit ishte te drejtimi i ri i institucioneve të Bashkimit Europian.

Bernd Riegert, analist i DW shkruante dje se “vetëm një President, francezi Emmanuel Macron, mbajti qëndrimin e refuzimit total. Ai tha jo për kandidatët dhe jo për procesin e anëtarësimit në përgjithësi. Dy të tjerë, Kryeministri holandez dhe Kryeministri danez, u fshehën pas hijes së tij dhe i refuzuan bisedimet me Shqipërinë”.

Sipas tij, argumenti i Macron-it, se Shqipëria nuk mund të fillojë bisedimet e anëtarësimit, pasi shumë shqiptarë kërkojnë azil në Francë, gjithashtu nuk qëndron.

“Më 2018, vetëm 74 shqiptarëve iu dha e drejta e azilit në Francë. 8000 aplikimet e tjera kanë të bëjnë me emigrantë ekonomikë, që mund të kthehen. Çështja është se përse kushtet ekonomike në Shqipëri janë kaq keq, sa që kaq shumë njerëz duan të largohen. Procesi i anëtarësimit, që me siguri mund të zgjasë dhjetë vjet apo edhe më shumë, mund të shfrytëzohet për ta bërë edhe më të aftë këtë vet dhe për ta afruar te standardet e BE-së. Kjo nuk nënkupton që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të hynin menjëherë në BE dhe se menjëherë do të vlente lëvizja e lirë e krahut të punës, përkundrazi”, shkruan Bernd Riegert.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura