Prapaskenat e emërimit të Sulejman Starovës, Tomori refuzoi të jetë pasuesi i Iulianos

Nov 6, 2017 | 13:30
SHPËRNDAJE

Në përfundim të analizës së situatës së bërë nga drejtuesit e lartë të Partizanit në mbledhjen e djeshme u arrit në një vendim unanim për largimin e dyshes italiane, Iuliano-Dosena. Pas këtij vendimi, drejtuesit kanë nisur diskutimet për gjetjen e zëvendësuesit. Burime pranë klubit bëjnë me dije se fillimisht detyra e trajnerit i është afruar Genc Tomorit, por ai e ka refuzuar këtë post, për të vijuar rolin që ka aktualisht në klub.

Starova - Genc Tomori

Pas refuzimit të Tomorit, drejtuesit kanë përdorur “asin në mëngë”, Sulejman Starova, i cili kthehet për të disatën herë në krye të pankinës së Partizanit. Ndonëse vera ka qenë e nxehtë sa u përket marrëdhënieve mes Starovës dhe drejtuesve italianë, ku nuk kanë munguar edhe replikat dhe akuzat për punën e bërë në merkato, duket se paqja dhe harmoni mbizotëron sërish mes palëve.

starova

“Bobi” është pranuar unanimisht nga palët, për vetë faktin se ai e njeh mirë skuadrën dhe kampionatin shqiptar dhe duket si personi më i volitshëm që ekipi të dalë nga bataku ku është zhytur. Pa dyshim në ardhjen e Starovës ka ndikim fjala e presidentit Gaz Demi, i cili gjithnjë e ka konsideruar “Bobin” si këshilltarin më të afërt.

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura