Prapaskenat e dhunës në derbin e Serbisë/ Tifozët e Partizanit të Beogradit u rrahën mes tyre

Dec 16, 2017 | 12:04
SHPËRNDAJE

Derbi i Beogradit mes Partizanit dhe Cervena Zvezdës dihet tashmë që është një ndeshje e rrezikshmërisë së lartë duke parë dy tifozëritë e tyre të dhunshme. Dhe ajo e luajtur të mërkurën regjistroi përplasje të ashpra në tribuna duke provokuar 20 të plagosur, një prej tyre ende në gjendje të rëndë.

derbi 4

Por dinamika e ngjarjes së dy ditëve më parë është ende pak e qartë ndonëse, deri tani, media serbe ofron dy versione duke parë që nuk pati përplasje mes dy tifozërive, por dhuna ndodhi brenda tifozërisë së Partizanit. E para flet për një larje hesapesh brenda grupimeve të Partizanit, mes dy klaneve që luftojnë për kontrollin e tribunës jugore.

derbi3

Me sa duket, grupimi historik “Grobari” është sfiduar nga “Zabranjeni”. Këta të fundit janë një bashkim i madh grupimesh, brenda të cilit bëjnë pjesë edhe “Young Boys”, “South Family”, “Vandal Boys”, “Koalicija”, “Fontana”, “Grobari Beograd” e “Juzni Front”. “Zabranjeni” janë infiltruar brenda zonës së “Grobarit” duke djegur një flamur të “Alkatraz”, nëngrupi kryesor i “Grobarit”, që kontrollon të gjithë tribunën e Partizanit.

derbi 5

Kjo betejë e nisur, është fituar nga “Grobarit”, të cilët kanë arritur t’i rrahin dhe t’i largojnë të infiltruarit… Një version i dytë, i publikuar nga e përditshmja e Beogradit, “Blic”, nënvizon se mes 26 të arrestuarave kanë bërë pjesë të paktën 6 kroatë.

Tre prej tyre kishin ardhur nga Spliti, kishin marrë 10 mijë euro për të ardhur në Beograd dhe për të krijuar incidente dhe ai që i kishte paguar ka qenë një eksponent i kriminalitetit të Beogradit. Gjashtë kroatët duhet të dalin përpara drejtësisë për të vendosur dënimin e tyre në Serbi apo ekstradimin drejt Kroacisë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura