Prapaskenat e De Vraj: Nuk donte të luante ndaj Interit, e bindën Tare e Inzagi

May 24, 2018 | 16:52
SHPËRNDAJE

Një histori dashurie që përfundoi në mënyrën më të keqe, ajo mes Lacios e Stefan De Vrajt. Mbrojtësi holandez, protagonist absolut i sezonit të bardhekaltërve, pas një ndeshjeje të shkëlqyer shkaktoi penalltinë që i lejoi Interit të barazonte (e në fund, të fitonte pas golit të Vesinos në limite) duelin për Champions të së dielës së kaluar.

De Vraj

Lot në fund të ndeshjes për De Vraj, që vitin tjetër do e luajë Ligën e Kampioneve pikërisht me fanellën e Interit. Në javën paraardhëse të ndeshjes së “Olimpico”-s u përfol shumë: duhet të luajë apo jo?

26-vjeçari zbriti në fushë për të nderuar fanellën. Dje, megjithatë, është zbuluar një prapaskenë: sipas së përditshmes “Leggo”, De Vraj nuk dëshironte të zbriste në fushë, pasi gjendej në një situatë të sikletshme, por është bindur në minutat e fundit nga Inzagi e Igli Tare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura