PRAPASKENAT/ Ahmataj tek Tirana, zbulohen dy emrat që ishin projektuar për zëvendës

Oct 30, 2019 | 19:53
SHPËRNDAJE

Ardhja e Julian Ahmatajt te Tirana ka pasur edhe disa prapaskena. Në momentin që gjërat janë mbyllur, drejtuesit e Tiranës i kanë kërkuar trajnerit që të formojë stafin.

julian ahmataj

Si fillim, Halili mësohet se i ka propozuar Ahmatajt si ndihmës Bledar Devollin dhe më pas Migen Memellin. Trajneri nuk ka thënë “jo”, por i ka parashtruar stafin e tij presidentit.

Të gjithë te Tirana kanë qenë në një mendje që Ahmataj është ai që zgjedh stafin e tij dhe normalisht klubi nuk i ka imponuar asnjë prej trajnerëve të akademisë numrit një të stolit të Tiranës. Kujtojmë që Devolli ishte një kandidaturë e fortë për të marrë bardheblutë, ndërsa Memelli ka provuar edhe aventurë në Laç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura