“Prano Kosovë”- Mediat Serbe zbardhin porosinë e SHBA ndaj Vuçiç

Oct 12, 2019 | 21:44
SHPËRNDAJE

“Prano Kosovë”, ka qenë kjo kërkesa e drejtpërdrejtë, ndaj Beogradit zyrtar, e të dërguarit të posaçëm të Presidentit të SHBA, për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili  vizitoi kryeqytetet e të dyja vendeve respektive.

Sipas asaj që shkruajnë mediat serbe, Grenell i kërkoi Beogradit zyrtar, të bëjë hapa para dhe të pranojnë realitetin se “Kosova është tashmë  shtet i pavarur”.

2017027_untitled1_ls

“Biseda mes Vuçiçit dhe Grenelit nuk ishte aspak e lehtë. Ai qartë kërkoi që Serbia të njohë Kosovën. Serbia është në një pozitë shumë të vështirë”, shkruan “Kurir”.

Mes të tjerash, “Kurir” shkruan se Grenell tha se janë rreth 100 shtete që kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe se Shteteve të Bashkuara nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura