Prania e mutacionit indian të koronavirusit, zv.ministrja Rakacolli: ‘Delta’ qarkullon gjerësisht në Shqipëri

Jul 26, 2021 | 13:07
SHPËRNDAJE

Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe shefja e Task-Forcës anti-Covid, Mira Rakacolli pranoi sot se varianti indian i koronavirusit, ‘Delta’, qarkullon gjerësisht në Shqipëri.

Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve këtë të hënë, Rakacolli tha se prania e mutacionit ‘Delta’ në vendin tonë është vërtetuar zyrtarisht ngaq laboratori në Berlin.

“Është vërtetuar zyrtarisht nga Berlini dyshimi i ISHP për praninë e variantit Delta të virusit në Shqipëri.

Kampionet në këtë laborator u dërguan nga disa rajone të vendit gjë që tregon që virusi qarkullon gjerësisht në Shqipëri”, tha Rakacolli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura