Prangosja e prostitutave, zbardhen tarifat. Klientët, 500 euro për orgji

Jan 21, 2016 | 18:29
SHPËRNDAJE

Janë zbardhur të tjera detaje nga arrestimi i 13 personave si pjesëtarë të një rrjeti prostitucioni në Tiranë dhe Elbasan.

Te arrestuarit
Te arrestuarit

Sipas burimeve brenda Policisë, grupi i arrestuar e ushtronte aktivitetin në sferën e biznesmenëve dhe personave të pasur.

Kështu, klientët paguanin nga 100 euro nata, deri në 500 euro për orgji me tre prostitutat e prangosura, të cilat janë Ambra Isaku, Silvana Nexhipi dhe Xheje Dunga.

Sipas burimeve brenda policisë, Silavana Nexhipi, së bashku me Franko Ali Dervishin dhe Eglantin Kapon, dërgonin vajzat për prostitucion në Elbasan.

Mësohet se dy të arrestuarit shërbenin me automjete si Eskortë për vajzat e ndaluara.

Arrestimi i tyre u bë në Tiranë, në një nga hotelet në zonën e Saukut kur Ambra Isaku dhe Xheje Dunga, ishin në shoqërinë e dy shtetasve turq, të cilët dhe ata u arrestuan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura