Prangosen tetë persona në Tiranë në pak orë, policia jep detaje çfarë zbuloi

Jul 15, 2020 | 12:15
SHPËRNDAJE

tirane-policia-e-shtetit-700x466

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tetë shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

•L. A., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 257 gr. lëndë e dyshuar cannabis sativa dhe 4 fidanë të dyshuar cannabis sativa.

•N. H., 35 vjeç dhe Gj. Gj., 31 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me shitje të lëndës narkotike të llojit heroinë, në rrugët “Kongresi i Lushnjës” dhe “Ylbere Bylykbashi”. Gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiali një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë, e ndarë në doza gati për shitje dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. C., 52 vjeç, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës dhe bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

•N. A., Gj. N. dhe O. P., pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

•E. M., 34 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar motoçikletën pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura