Pranga ‘vrasësit me pagesë’, 22-vjeçari akuzohet si pjesë e bandës që Tafili drejtonte nga burgu. Reagon i ati, Bujar Zito: Djali s’ka lidhje me grupin (FOTO)

Mar 20, 2015 | 12:30
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pas arrestimit nga policia të 22-vjeçarit Dhimitër Zito, me akuzën se dyshohet të jetë vrasës me pagesë, pjesë e grupit kriminal që drejtohej nga burgu nga i dënuari përjetë Admir Tafili, ku bënin pjesë edhe Kristi Pine dhe Alfred Qefalia, ka reaguar edhe i ati i të arrestuarit, Bujar Zito. Në një intervistë televizive, Bujar Zito pranon njohjen e djalit të tij me njërin prej të akuzuarve të këtij grupi, duke thënë se ata punonin në një lokal, ndërsa shton se ai nuk ka pasur lidhje me bandën.

Bujar Zito

Më herët “Panorama Online” ka raportuar se Dhimitër Zito, 22 vjeç, i u kap në aeroportin “Nënë Tereza”, teksa përpiqej të largohej nga vendi.

Intervista e Bujar Zito-s për “News 24”:

-Djali im nuk ka të bëj fare me bandën e Admir Tafilit. Ai ka tre muaj që ka ikur në Itali për arsye shëndetësore. Djali im është i fejuar këtu e 6 vjet në familjen Uzuni në Babrru. Aty ka punuar si menazher. Para një muaji ose dy, aty kanë marrë një punonjës, një roje, e ka marrë i vjehrri se unë s’di fare në atë punë, thjesht e kam mik dhe kaq. Para një muaji e gjysmë, këtë (rojen) e kanë gjetur me armë. Personi që ka qenë roje është Alfred Qefalia. Ndërsa djali im ka qenë në Itali dhe e akuzojnë me padrejtësi më të madhe.

Zotëri, në deklaratën e policisë është i përmendur edhe Adrian Uzuni, i shpallur në kërkim?

Ka qenë në Itali me djalin.

Njihte këta persona, Kristi Pine, Alfret Qefalia?

Absolutisht jo, me njëqind mijë firma.

Me çfarë merret djali juaj?

Djali im i punësuar tek i vjehrri ishte, menaxher. Aty e kishte lënë për mirëmbajtjen e biznesit. Drejtoria e Policisë tani ka thënë se kam dy ditë që rri mbrapa dere, se djali jot pritet të dali, do dali, mos ki merak dhe në fund fare thotë që djali jua është i arrestuar sepse është vrasës me pagesë. Në çbazë mbështeten këta dhe të ma vërtetojnë me prova këtë. Nuk i njoh fare as Kristi Pinen e as këtë tjetrin që na kanë futur në hasmëri. I bëj thirrje Saimir Tahirit ta zbardhi çështjen sa më parë. 

I arrestuari Dhimitër Zito

Ndërkohe, Zito akuzohet se ka tentuar të ekzekutojë shtetasin Edmond Çakmashi, ngjarje e ndodhur në Shkozë në shtator të vitit të kaluar. 

“Ngjarja tjetër ku ata dështuan edhe pse ishin paguar me 10 mijë euro, ka ndodhur në Tiranë, në afërsi në Shkozës, më 4 shtator të vitit të kaluar. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur 37-vjeçari Edmond Çakmashi, nga një breshëri plumbash që goditën makinën e tij tip “Audi”, me të cilën ai po udhëtonte”, thuhej në deklaratën e 23 shkurtit 2015 të policisë, mbi grupin kriminal që drejtohej nga burgu prej të dënuarit përjetë Admir Tafili, i cili sipas policisë kishte rolin e ndërmjetësit, pasi porositë për krimet i jepte tjetërkush.

Dhimitër Zito

“Më datë 19.03.2015 është bërë arrestimi i shtetasit  Dhimitër Zito 22 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasit të lartëpërmedur është kryer pasi dyshohet se është autor i vrasjes së mbetur në tentativë në datë 04.09.2014, ndaj shtetatsit E Ç i cili mbeti i plagosur rëndë. 

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë duke u bazuar në prova e fakte, se më datë 04.09.2014 në bashkëpunim me shtetasit Kristi Pine (arrestuar ne date 16.02.2015), Alfred Qefalia  (arrestuar ne datë 11.02.2015) dhe Adrian Uzuni (shpallur ne kerkim) kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin E. Ç i cili ka mbetur i plagosur rëndë. 

Materialet proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë per Krime e Rënda Tiranë, për veprat penale të “Vrasjes me parmendim”, mbterur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78-25-22 dhe 278/4 të Kodit Penal. 

Policia e Tiranës është duke punuar për arrestimin e shtetasit Adrian Uzuni të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Sipas policisë të arrestuarit dhe  personat e shpallur në kërkim, nëpërmjet urdhrave që merrnin nga burgu nga Admir Tafili, janë njoftuar për pagesat që do të merrnin për secilit sulm që porositeshin, shuma që varionin nga 5 mijë deri në 50 mijë euro.

“Grupi kriminal i dokumentuar përbëhej nga shtetasit Admir Tafili, Alfred Qefalia, Kristi Pine, Aleksandër Gora dhe A.O., 50 vjeç e Dh.Z., 22 vjeç, nga Tirana, të shpallur në kërkim”, tha policia në deklaratën e 23 shkurtit 2015.

VRASJET ME PAGESE/ Si i urdhëronte Tafili nga burgu ekzekutimet e biznesmenëve

Më 23 shkurt të këtij viti, një javë pas arrestimit të tre personave të dyshuar si vrasës me pagesë, Policia e Shtetit foli zyrtarisht për krimet që ata dyshohet të ketë kryer, duke i quajtur grup të strukturuar kriminal. 

Zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, u shpreh se ky grup drejtohej nga burgu prej të dënuarit përjetë Admir Tafili, i cili sipas tij kishte rolin e ndërmjetësit, pasi porositë për krimet i jepte tjetërkush.

Në një konferencë për shtyp, veç krimeve që ishin bërë publike më parë në media, foli edhe për tri ngjarje të tjera që dyshohen të arrestuarit Alfred Qefalia, Kristi Pine dhe Aleksandër Gora. Sipas tij, ata janë paguar edhe për atentatin me eksploziv ndaj drejtorit të Burgut të Fushë-Krujës, Arben Sulo, ngjarje e ndodhur në Durrës, më 19 janar të këtij viti, ku Sulo mbeti i plagosur rëndë.

Sipas numrit dy të Policisë së Shtetit, të dyshuarit janë paguar edhe për dy ngjarje të tjera në Pogradec, të cilat nuk i kanë realizuar dot. Haki Çako, në fund të konferencës është shprehur se 3 personat e arrestuar, Admir Tafili që ndodhet në burg dhe dy persona të tjerë që janë shpallur në kërkim, po hetohen edhe për eksplozivin e vendosur në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Brendshëm. 

Aleksander Gora

GRUPI I VRASESVE 
Sipas zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, pas një hetimi intensiv dhe disamujor të Departamentit për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda dhe Policinë e Tiranës, Elbasanit, Korçës dhe Shkodrës, janë dokumentuar disa ngjarje të rënda kriminale.

Disa ngjarje të rënda të ndodhura në vitin 2014 dhe gjatë dy muajve të këtij viti, sulme me armë zjarri e eksplozivë, janë kryer sipas Çakos nga një grup i strukturuar kriminal, me tendencë vrasjet me pagesë.

“Grupi kriminal i dokumentuar përbëhej nga shtetasit Admir Tafili, Alfred Qefalia, Kristi Pine, Aleksandër Gora dhe A.O., 50 vjeç e Dh.Z., 22 vjeç, nga Tirana, të shpallur në kërkim”, u shpreh Haki Çako gjatë konferencës për shtyp.

KRIMET E ZBARDHURA 
Sipas burimeve zyrtare të Policisë, tre të arrestuarit dhe dy personat e shpallur në kërkim, nëpërmjet urdhrave që merrnin nga burgu nga Admir Tafili, janë njoftuar për pagesat që do të merrnin për secilit sulm që porositeshin, shuma që varionin nga 5 mijë deri në 50 mijë euro.

 

Admir Tafili

 Ngjarja e parë për të cilën ata akuzohen është tentativa e vrasjes me eksploziv C4 e ndërtuesit Armando Çeka, për të cilën ishin paguar me 5 mijë euro.

Kjo ngjarje ndodhi më 26 shkurt të vitit të kaluar dhe u plagosën rëndë objektivi i sulmit, Çeka, juristi i tij, Julian Çela dhe truproja Artur Sharra. Krimi i radhës për të cilin ata dyshohet të jenë paguar me 20 mijë euro, ka ndodhur në Shkodër më 25 qershor të vitit 2014. Në këtë ngjarje u vra me breshëri automatiku 50-vjeçari Ibrahim Mani.

Ngjarja tjetër ku ata dështuan edhe pse ishin paguar me 10 mijë euro, ka ndodhur në Tiranë, në afërsi në Shkozës, më 4 shtator të vitit të kaluar. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur 37-vjeçari Edmond Çakmashi, nga një breshëri plumbash që goditën makinën e tij tip “Audi”, me të cilën ai po udhëtonte.

Të dyshuarit janë paguar me 25 mijë euro për vrasjen e biznesmenit Leonard Murati në Durrës, më 18 nëntor 2014. Më 19 janar të këtij viti, kanë hedhur në erë me eksploziv makinën me të cilën udhëtonte në Durrës drejtori i Burgut të Fushë- Krujës, Arben Sulo, duke e plagosur rëndë.

Nisur nga e majta, Admir Tafili, Alfret Qefalia dhe Kristi Pine

Ngjarjet per te cilat akuzohen 

Vrasjes me armë zjarri të shtetasit I M, ngjarje e ndodhur me datë 25.06.2014 në qytetin e Shkodrës në vendin e quajtur “Shtepia e Mushkonjes”.

• Vrasjes së mbetur në tëntativ të shtetasit E.Ç, ngjarje e ndodhur më datë 05.09.2014 në qytetin e Tiranës në lagjen Shkoze.

• Vrasjeve të mbetura në Tentativ me vendosje lëndë eksplozive të shtetasve A.C, J.C, dhe A.SH, ngjarje e ndodhur më datë 26.02.2014, në Rrugën “Budi”, Tiranë, ku si pasojë e shpërthimit mbetën të plagosur rëndë shtetasit e mësipërm si dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

• Vrasjes së mbetur në tentativ për shkakë të cilësive të veçanta me vendosje lëndë eksplozive në automjetin e shtetasit A.S, Drejtor i Burgut Fushë-Krujë.

• Marrje porosi me 25 mijë Euro, për vrajen e shtetasit L.M, ngjarje e ndodhur më datë 18.11.2014, në qytetin e Durrësit.

• Marrje porosi me 50 mijë Euro, për vrasjën e dy biznesmenëve në qytetin e Pogradecit.(ngjarje e parealizuar).

• Marrje porosi me 20 mijë Euro, për vrasjen e hasmit të shtetasit  Aleksandër Gora, me inicial A.V, (ngjarje e parealizuar).

Provat e sekuestruara 

Nga kontrollet e ambjenteve të poseduar nga antarët e grupit u gjetën dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale:

* Një armë zjarri model “Scorpions” me 10 fishekë në krëhër kalibër 7.65mm.

* Një armë zjarri tip pistoletrë e markës “Smith: mod 9604 me 5 copë fisheke kalibër 9mm.

* Sy silenciator .

* 6 apaparete telfonik celularë, karta SIM

* 9.000 (nentemije) euro

* Një motoçikletë tip skuter Piaggio

* Një armë zjarri tip Zastava, mbushur me 15 (pesembedhjete) copë fishekë luftarake të kalibrit 9 mm.

* Një armë zjarri tip shot gan.

* Një gjerdan fishekesh, material meshini me ngjyrë të zezë dhe togez inoksi me ngjyre kafe, ku ne te jane te vendosur 9 (nente) cope fishekë të kalibrit 12 mm të cilët kanë mbishkrimin N 92 special 46 (fisheket jane me kapsollë të paplasur.

* Një jelek antiplumb me ngjyre blu dhe te zeze me mbishkrimet përkatëse .

* 10 (dhjete) fishekë armë gjahu të kalibrit 12 mm, me kapsollë të paplasur me ngjyra të kuqe dhe të zezë.

* Një paisje plastike në formë rrethore me ngjyrë të zezë dhe të kuqe ku kanë dalje dy fije teli përcjellës me ngjyrë të kuqe të zhveshura në skajet e tyre.

* Një palë dylbi material plastik me ngjyre të zezë teke .

* Nje çante material rrobe me ngjyrë të zezë me mbishkrimet përkatëse.

* Një avi në formë pistoletë, me ngjyrë gri me mbishkrimin PEMCO.MODEL NOSG-109.

* Nje motorr tip “Skuter” me ngjyrë të zezë pa targa me mbishkrimin TECH FOR FUND, me parafango të thyer.

* Karta SIM të kompanive të ndryshme

Hetimet 

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për veprat “Vrasja me paramendim e kryer ne bashkepunim”, “Vrasja me paramendim e kryer ne bashkepunim e mbetur ne tentative” , “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese” , Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municionit luftarak”, Grupi i Strukturuar Kriminal” parashikuar nga nenet 78-25 , 78-22-25, 79/dh , 278/2/4 dhe 333/a te Kodit Penal. Në bashkepunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, vijon puna per dokumentimin e plote te aktivitetit kriminal të këtij grupi kriminal.

 [portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura