Pranga për herë të dytë Gjergj Cukalit

Aug 20, 2012 | 14:06
SHPËRNDAJE
Gjergj Cukali

Gjergj Cukali, i konsideruar si “i forti” i rrugës “Myslym Shyri” u arrestua dje pak pas mesdite nga Policia e Tiranës me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Personazhi i cili u lirua nga burgu për pengmarrje, 3 muaj më parë u kthye në vëmendjen e Policisë si autor i kanosjes me armë dhe plagosjes së një polici privat me të cilin pati konflikt për çështje parkimi. Cukali, i shpallur në kërkim, është kapur dje në befasi nga agjentë civilë të Komisariatit Nr.2. I njohur nga Policia si kontingjent kriminal, “i forti” i “Myslym Shyrit” është arrestuar teksa lëvizte në këmbë pranë lulishtes “1 Maji”, përballë ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”, në kryeqytet, dje rreth orës 13:30. Cukali nuk ka arritur t’u bëjë rezistencë forcave të Policisë, edhe pse në brez mbante një pistoletë “Glock” me 17 fishekë, që i është sekuestruar në momentin e arrestimit. Ndryshe nga herët e tjera, 33- vjeçari dje rreth orës 13:30 ka qenë duke lëvizur në këmbë dhe i “braktisur” nga miqtë e tij që nuk e lënë asnjëherë vetëm. Ky fakt nuk i ka shpëtuar vëmendjes së Policisë që patrullonte zonën, të cilët menjëherë kanë kërkuar përforcime, duke qenë se ishte edhe momenti i volitshëm për arrestimin e Gjergj Cukalit. Brenda pak minutash, pa i rënë në sy, shërbimet e Komisariatit Nr.2, mes të cilëve dy inspektorë civilë, i kanë mbërthyer prangat në duar 33-vjeçarit, në një kohë që ai po ecte i shpërqendruar në drejtim të Tiranës së Re. Emri i Gjergj Cukalit që nga fundi i vitit 2011 ka nisur të lakohet sërish nga Policia si i përfshirë në ngjarje të ndryshme, por pas shoqërimeve të vazhdueshme në Polici ai herë pas here është lënë i lirë për mungesë provash….

(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura