Pranga ‘pacientit të rremë’, mashtronte qytetarë nëpër spitale me euro false

Oct 9, 2015 | 10:57
SHPËRNDAJE

Prangoset 31-vjecari që këmbente euro të falsifikuara me para shqiptare në dyert e spitaleve të Tiranës. Policia njofton se në kuadër të operacionit “Pacienti i rremë” ka arretsuar shtetasin Ylli Troci, për të cilin janë dokuemntuar së paku 14 raste të mashtrimit të shtetasve të ndryshëm.

arrestim

Shkak u bë denoncimi i fundit ai i dates 07.10.2015 në ambientet e Spitalit Ushtarak në Laprakë, Tiranë, ku ky shtetas mashtroi shtetasen N.G, 57 vjeç. 

Ky shtetas i ka dhënë një sasi prej 150 Eurosh (tre kartemonedha 50Euroshe) të falsifikuara me justifikimin se i duheshin para shqiptare për mjekët. E ndodhur në këto kushte shtetasja N.G, në këmbim të këtyre kartëmonedhave i ka dhëmë shtetasit Ylli Troci, një shumë prej 25.000 lekësh të reja.

Pasi ështe larguar, shtetasja N.G, ka konstatuar se këto kartmonedha ishin të falsifikuara dhe është paraqitur për kallzim pranë Seksionit për Krimin Ekonomik në Drejtorinë e Tiranes. Pas kryerjes së veprimeve të menjëhereshme hetimore nga ana e policisë është identifikuar autori i kësaj vepre penale i cili është shtetasi Ylli Troci.

Nga veprimet e kryera është bërë dokumentimi i disa veprave penale të dyshuara së janë kryer nga ky shtetas të cilat janë si me poshtë vijojnë :

1- Ngjarja e datës 19.07.2011, ky shtetas dyshohet se i ka dhene per kembim nje shume prej 200 Eurosh te falsifikuara shtetasit Gj.K, në ambjentet e Spitalit të Senatoriumit Tiranë.

2- Ngjarja e datës 23.12.2011, ky shtetas dyshohet se i ka dhënë për këmbim një shumë prej 100 Eurosh të falsifikuara shtetasit M.P, në ambjentet e Spitalit të Senatoriumit Tiranë.

3- Ngjarja e dates 16.05.2013, ku ky shtetas dyshohet se i ka dhënë për këmbim një shumë prej 100 Eurosh të falsifikuara shtetasit M.D, në ambjentet e Spitalit Ushtarak.
4- Ngjarja e datës 02.12.2013, ky shtetas dyshohet se i ka dhënë për këmbim një shumë prej 100 Eurosh të falsifikuara shtetasit Y.R, në ambjentet e Spitalit QSUT “Nënë Tereza”,Tiranë.

5- Ngjarja e datës 20.12.2013, ky shtetas dyshohet se i ka dhënë për këmbim një shume prej 350 Eurosh të falsifikuara shtetasit J.K, në ambjentet e Spitalit QSUT “Nënë Tereza”,Tiranë.

6- Ngjarja e datës 12.12.2013, ky shtetas dyshohet se i ka dhënë për këmbim një shumë prej 100 Eurosh të falsifikuara shtetasit M.Zh, në ambjentet e Spitalit të Senatoriumit, Tiranë.

7- Ngjarja e datës 12.01.2014, ky shtetas dyshohet se i ka dhënë për këmbim një shumë prej 100 Eurosh të falsifikuara shtetases T.K, në ambjentet e Spitalit QSUT “Nënë Tereza”,Tiranë.

8- Ngjarja e datës 23.01.2014, ky shtetas dyshohet se i ka dhënë për këmbim një shumë prej 50 Eurosh të falsifikuara shtetasit I.M, në ambjentet e Spitalit Ushtarak Tiranë.

9- Ngjarja e datës 26.03.2014, ky shtetas dyshohet se i ka dhënë për këmbim një shumë prej 400 Eurosh të falsifikuara shtetases L.G, në ambjentet e Spitalit Ushtarak Tiranë.

10- Ngjarja e datës 12.03.2014, ky shtetas dyshohet se i ka dhënë për këmbim një shumë prej 500 Eurosh të falsifikuara shtetases H.C, në ambjentet e Spitalit Ushtarak Tiranë.

11- Ngjarja e datës 10.05.2014, ky shtetas dyshohet se i ka dhënë për këmbim një shumë prej 100 Eurosh të falsifikuara shtetasit V.B, në ambjentet e Spitalit Ushtarak Tiranë.

12- Ngjarja e datës 25.09.2014, ky shtetas dyshohet se i ka dhënë për këmbim një shumë prej 50 Eurosh të falsifikuara shtetasit A.G, në ambjentet e Spitalit QSUT “Nënë Tereza”,Tiranë.

13- Ngjarja e datës 04.06.2014, ky shtetas dyshohet se i ka dhënë për këmbim një shumë prej 350 Eurosh të falsifikuara shtetasit A.B, në ambjentet e Spitalit të Senatoriumit Tiranë.

14- Ngjarja e datës 10.05.2015, ky shtetas dyshohet se i ka dhënë për këmbim një shumë prej 100 Eurosh të falsifikuara shtetasit H.E, në ambjentet e Spitalit Ushtarak Tiranë.

Sipas policise, ky shtetas në kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale kryesisht mashtronte personat me moshë të madhe dhe nga zona te thella te vendit e cilët kishin të afërmit e tyre të shtruar në Spitale të ndryshme në qytetin e Tiranës.

Gjithashtu janë edhe disa raste të tjera për të cilat dyshohet se ky shtetas mund të jetë autor dhe nga ana jonë po kryhen verifikimet e duhura për dokumentin ligjor të këtyre ngjarjeve.

Materjalet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Falsifikim monedhash” dhe “Mashtrim” të parashikuar nga neni 183 dhe 143/2 i K.Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura