Pranga në mesnatë/ Afera 5 milionë dollarë, arrestohet drejtori i LSI-së

Feb 2, 2018 | 7:43
SHPËRNDAJE

ERALD DELIU/ Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar është arrestuar ditën e djeshme, pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”.

dashamir-xhika

Bëhet fjalë për Dashamir Xhikën, i cili ishte edhe i ardhur nga radhët e LSI-së në postin që mbante. Arrestimi është bërë ditën e djeshme në mbrëmje për aferat korruptive me autostradën Tiranë- Elbasan, shkruan “Panorama”.

Xhika, së bashku me disa ish-punonjës të tjerë të lartë të ARSH-së, dyshohet se i kanë shkaktuar një dëm prej rreth 5 milionë dollarësh buxhetit të shtetit, me kontratat që kanë ngritur me privatët për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e aksit në fjalë.

RRUGA-TIRANE-ELBASAN

Kerkesa e prokurorise

Sipas kerkeses se bere nga Prokuroria ne vijim te hetimit per Rrugen e Gjinarit, me dem ne shumen rreth 5 miliarde lekesh, Gjykata ka kerkuar masat e arrestit me burg per ish drejtorin Dashamir Xhika, per ish drejtorin Andi Toma, per Rexhep Tarba, Agron Hysa dhe Kujtim Hysa. Nderkohe eshte kerkuar masa e arrestit ne shtepi per personin tjeter ne hetim per kete ceshtje edhe shtetasja rezarta Bokçiu.

Inspektimi i meparshem 

Më 19 dhjetor, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, kreu një proces auditi pranë ARSH-së, në lidhje me rregullshmërinë e zbatimit të kontratave për ndërtimin e rrugës. Auditi erdhi pas shirave të furishëm të dhjetorit, që shkaktuan shembje dhe bllokim në një pjesë të mirë të aksit.

Në vijim të konkluzioneve të këtij auditi, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, dërgoi pranë Prokurorisë për Krime të Rënda kallëzimin penal në ngarkim të Dashamir Xhikës, si edhe dy punonjësve të tjerë.

Ata janë Albens Alite, drejtori i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Aksel Qurduka, ish-drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Për të tre ka dyshime se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer shkeljet për të përfituar shuma të mëdha monetare. Arrestimi i Xhikës, është bërë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pritet që pas 48 orësh, Xhika të dalë para Gjykatës për të mësuar në lidhje me masën e sigurimit ndaj tij.

SHKELJET

Sipas kallëzimit të Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës, Dashamir Xhika dhe dy ish-zyrtarët e tjerë, akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer veçmas dhe në bashkëpunim me persona të tjerë, parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal.

Sipas dokumentit, konstatohet se personat e lartpërmendur, si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, veçmas dhe në bashkëpunim, kanë kryer veprime e mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë ndjekjes dhe zbatimit të kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

“Ky fakt ka shkaktuar pasoja të rënda për interesat e buxhetit të shtetit dhe të publikut, si dhe ka krijuar kushte për përfitime të padrejta materiale nga subjekte juridike private. Personat e kallëzuar, të cilët kanë ushtruar funksione publike, me veprimtarinë e tyre, krijojnë bindjen e arsyeshme se me veprimet e mosveprimet, kanë pasur edhe qëllime korruptive.

Procesi i auditit konstatoi efekte financiare me dëm ekonomik në vlerën 53,983,340 dollarë. Përveç kësaj, është konstatuar edhe një shkelje e disiplinës financiare në vlerën 16,117,926 dollarë nga nënshkrimi i amendamenteve të kontratës pa burime financimi”, shkruante raporti i auditit të Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës, dërguar Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

PANORAMA

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura