Pranga ish-policit, i mori 1 mijë euro qytetarit për legalizimin e shtëpisë

May 4, 2016 | 12:46
SHPËRNDAJE

Një ish-polic në Durrës u arrestua i akuzuar se i kishte marrë rushfet një qytetari 1 mijë euro duke i premtuar se do t’i legalizonte banesën.

arrestimet-tirane-naten-16“Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Krujë, arrestuan ish-punonjësin e Policisë Besim Meçe, 50 vjeç, nga fshati Kameras, Bashkia Manëz”- njofton ministria e Brendshme.

Sipas njoftimit, i arrestuari ishte prej disa javësh nën hetim. Arrestimi i Meçes u bë me vendim të Gjykatës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “ Korrupsionit pasiv“.

Besim Meçe ishte punonjës policie, me detyrë trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Krujë, por doli në rezervë në 1 prill 2016 për shkurtim të funksionit organik.

SHÇBA po heton gjithashtu për zbardhjen e rasteve të përvetësimit të parave nga qytetarë të tjerë, prej shtetasit të ndaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura