Pranga hajdutit të makinave, 11 vjedhje brenda prillit në Korçë

Apr 25, 2015 | 19:11
SHPËRNDAJE

Një 20-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme nga policia e Korçës, pasi dyshohet se është autori i dhjetra vjedhjeve në këtë qytet.

Arrestim, foto arkiv

Sipas policisë është arrestuar në flagrancë gjatë tentativës për vjedhje me thyerje të një automjeti, shtetas i dënuar edhe më parë për vjedhje, Joan Cigare, 20 vjeç, banues në lagjen 14 të Korçës.

Ky shtetas është i dyshuar si autori edhe i 11 vjedhjeve të ndodhura më parë në qytetin e Korçës.

“Arrestimi i tij u bë pasi: Gjatë paradites së sotme gjatë operacionit të koduar Gracka , në lagjen Nr.7 të qytetit të Korçës, u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë gjatë tentatives për të kryer vjedhjen me thyerje, në automjetin e markës “Mazda”, pronë e shtetasit E. M, banues në Korçë. Pas kapjes në flagrancë të autorit në sajë të veprimeve të mëtejshme hetimore dhe profesionale të kryera nga Specialistët për hetimin e krimit u bë e mundur të dokumentohen procedurialisht edhe 11 raste të tjera vjedhje, me të njëjtin mekanizëm, vjedhje të kryera nga i njëjti autor, shtetasi Joan Cigare”, thotë policia e Korçës në një deklaratë. 

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pjesë e sendeve të vjedhura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura