Pranga arkëtarit të OSHEE, vodhi 19 mln lekë nga faturat e energjisë

Feb 10, 2016 | 9:43
SHPËRNDAJE

Arrestohet arkëtari i postës OSHEE në fshatin Dërmënas në Fier. Policia njofton se shtetasi Ramush Krasniqi, 49 vjeç, akuzohet se ka përvetësuar duke abuzuar me detyrën

shumën prej 19 milionë lekë te vjetra të faturave të energjisë elektrike në
fshat.
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit “Libreza” nga Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprat penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura