Pranga anëtarit të bandës së Admir Tafilit, po largohej nga Qafë-Thana

May 10, 2016 | 8:52
SHPËRNDAJE

Pas kohësh në kërkim dhe pasi gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij, si një nga 13 anëtarët e bandës së Admir Tafilit që jepte urdhra nga burgu për të kryer vrasje, policia ka prangosur të riun Klajdi Shermadhi.

banda e tafilitSipas policisë së Elbasanit, ai u vu në pranga dje teksa po tentonte të largohej nga vendi.

“Nga Shërbimet e Policisë Kuftare të Qafë-Thanës, në bashkepunim me policinë e Elbasanit u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Klajdi Shermadhi, 25 vjeç, banues në Elbasan”- njofton policia.

Sipas saj, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, me akuzen e sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.

Pak kohe me pare prokuroria për Krime të Rënda përfundoi hetimet dhe dërgon për gjykim 13 persona, 3 prej të cilëve për “krijim të grupit të strukturuar kriminal” dhe “vrasje me paramendim”, ndërsa të tjerët për vepra të rënda penale si “vrasje”, “vetëgjyqësi”, “sigurim kushtesh për kryerjen e veprës penale”, “armëmbajtje pa leje”.

Nga hetimet ka rezultuar se ky grup udhëhiqej nga shtetasi Admir Tafilaj, i cili drejtonte anëtarët e tjerë nga burgu, ku po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për krime të tjera.

  1. Klajdi Shermadhi, akuzohet për

Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;

“Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura