Pranga 44-vjeçarit që shiste tritol e municione luftarake në Elbasan

May 26, 2015 | 21:06
SHPËRNDAJE

Elbasan- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një trafikant të lëndëve eksplozive dhe municioneve luftarake. Pas një kontrolli në banesën e shtetasit Petrit Gjika, 44-vjeç, banues ne fshatin Shijon të Elbasanit, Policia gjeti dhe sekusestroi 3 kilograme tritol, 36 kapsolla, 350 fisheke dhe nje skelt kallashnikovi te cilat tentonte t’i shiste për qëllime përfitimi.

Ky shtetas u arrestua pasi blutë kishin marrë informacion se ai i dispononte dhe do t’i trafikonte këto lëndë.

Hetimet nga ana e policise vazhdojnë per te zbuluar edhe bashkëpuntoret e tjetër te perfshire ne kete veprimtari kriminale.
Materialet i’u kaluan prokurorise se rrethit gjyqësor Elbasan per veprime te metejshme per vepren penale “Trafikim i armeve luftarake dhe municionit ” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja te armeve luftarake, municionit, lendeve plasese dhe eksploziveve “.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura