Praktika profesionale/ Laboratorët në fakultete me materiale të 1998-s

SHPËRNDAJE

Praktika profesionale është një problem jo vetëm i shkollave të mesme, por edhe i fakulteteve.

Studentët e disa degëve ankohen se kanë mungesë të mësimit në praktikë. Ata thonë se kanë mungesë të mjeteve laboratorike, shqetësim i cili mbështetet edhe nga pedagogët.

Një prej pedagogëve të Fakultetit të Gjeologji Minierave tha për emisionin “BOOM” se materialet në kabinetin e elektromanjetizmit janë të viteve 1998-1999.

asfa

Student i Fakultetit të Gjeologji Minierave: Punë laboratori, detyra kursi këto normalisht që bëhen, por nuk janë kushtet e duhura dhe shpesh bëhen pak. Nuk bëhen aq sa duhet, duke ditur që kjo shkollë që nga zanafilla, në 1953 ka pasur vetëm punë praktike. Kjo nuk po ndodh dhe vetëm gjëra teorike po mësojmë. Nga ana praktike mund të jemi zero.

Gazetarja: Po pse, çfarë problemi kanë laboratorët në fakultetin tuja?

Student i Fakultetit të Gjeologji Minierave: Mungesë fondesh

Student i Fakultetit të Gjeologji Minierave: Çdo herë ka vend për të dëshiruar, por edhe rrjeti kompjuterik nuk është shumë i mirëmbajtur

Student i Fakultetit të Gjeologji Minierave: Praktika duhet bërë më intensive sepse bëjmë sa për të bërë që e kemi bërë.

Kimet Fetahu, pedagog: Këtu jemi në kabinetin e elektromanjetizmit, sic e shikoni është një mjedis i shtrënguar. Pajisja e fundit që është futur është e viteve 1998-1999. Pajisjet laboratorike që kemi kanë mbëtur prapa. Njëherë e një kohë fakulteti jonë para 90-s kishte edhe laboratorë kimike. Atë nuk e kemi sot, Problemi është tek mbyllja e ciklit të laboratorit. Cikli i laboratorit kërkon një relacion, relacioni kërkon një bilanc, ai bilanc nuk mund të bëhet sepse i mungon cilësia.

Gazetarja: Si ja bëjnë studentët ?

Kimet Fetahu, pedagog: Në këtë kontekst ne mbetemi deri tek relacioni nga pikëpamja sasiore. Pjesa e furniturës që ka afat kohor skadence nuk funksionon. Kampionet që shikoni këtu janë pjesa voluntare kur ne shkojmë me praktika me studentët. Kur ne shkojmë i orientojmë studentët dhe dashamirësisë së firmave që nap resin. Marrim kampione i transportojmë, i sjellim në mjediset e laboratorit dhe mbi to pastaj kompozojmë pjesën laboratorike.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë studentët e departamentit të Bioteknologjisë shprehin shqetësimin lidhur me lëndët e tyre laboratorike që i përkasin kësaj dege. 4 laboratorët që kanë qenë në një godinë tjetër që është prishur nuk ekzistojnë më. Mjetet e këtyre laboratorëve ndodhen në një bodrum brenda fakultetit.

Spiro Drushku, Dekan i FNSH: Në ish-departamentin e Bioteknologjisë ekzistonin 4 laboratore, të cilat tani normalisht janë të mbyllura për shkak të vendimit të Këshillit të Ministrave dhe të gjithë laboratorët me gjithë pajisjet kanë ardhur pranë fakultetit. Është sistemuar e gjithë ngarkesa mësimore e laboratoreve në dy laboratore që ka departamenti i Bioteknologjisë, në 3 laboratore të Biologjisë, në një laborator të Kimisë Industriale, pra në fushën e teknologjisë ushqimore. Na është ofruar bashkëpunimi në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe një laborator në ish-Institutin Bujqësor pra në Universitetin Bujqësor. Laboratorët që janë nuk janë laboratorë puro të Bioteknologjisë, por janë zgjedhur ata laboratorë qoftë në Kimi qoftë në Biologji që të jenë të përshtatshëm për të zhvilluar seanca laboratorike me studentët e bioteknologjisë. Është bërë transferimi i të gjitha pajisjeve nga ish-departamenti i Bioteknologjisë në mjediset e Fakultetit. Janë marrë masat për ti akomoduar në kushtet më të mira. Bëhet tenderi për rikonstruksionin e Departamentit të Bioteknologjisë, i cili do të akomodohet kryesisht në godinën C. Janë pajisje specifike për fushën e Bioteknologjisë, në vlera janë 23-24 mln lekë të reja të dyja.

Fakulteti i Inxhinerëve të Ndërtimit

Në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimi laboratorët janë të pajisur më mjete të reja, kjo falë edhe projektit gjerman Gizi. Por siç na thotë edhe dekani i këtij fakulteti Gëzim Hasko nëse një pajisje dëmtohet apo prishet zëvendësimi është pak vështirë të bëhet, pasi kostoja mbulohet me shpenzimet e universitetit.

Gëzim Hasko, dekan i FIN: Kryesorja e këtyre laboratorëve sidomos e 2-3 laboratorëve të fundit janë pajisur me instrumenta dhe pajisje të fjalës së fundit. Do përmendja këtu laboratorin e ujit të enerjgisë, i biegazit është një laborator me standarde, një laborator që ka kontribuar dhe një projekt që ka qenë Gizi-n gjerman. Po në kuadrin e një projekti Rasmus plus që jemi akona në process. Ka laborator që janë në përmirësim e sipër. Në laboratorin e Gjeoteknikës, një pajisje sitat kushtoi 1 mlm lekë të reja. Investimin e bën rektorati. Bëhet një kërkesë më përpara dhe mbi bazën e nevojave më pas seleksionohet se kush nga këto investime e shikojnë më prioritar.

Gazetarja: Mungon një pjesë, prishet duhet riparuar, ose duhet një bazë materiale me të cilat punojnë këto pajisje këto arrini ti siguroni dhe më çfarë të ardhurash?

Gëzim Hasko, dekan i FIN: Këtu mund të ketë diçka që edhe mund të çalojmë. Po marr vetëm aspektin e dy laboratorëve që ka Gjeodezia. Ato janë pajisje që në Shqipëri nuk mund të kontrollohen dhe të çertifikohen. Ne do kërkojmë që të rregullojnë këto pajisje, kjo do të realizohet nëpërmjet buxhetit që ka Universiteti Politeknik në rrugë tjetër nuk ka. Ka laboratorë që kanë pajisje të vjetra, ato nga ana didaktike mund të jenë shumë të mira, por nga ana cilësore nuk janë shumë të mira, sepse nuk realizojnë saktësinë që kërkohet.

/Oranews.tv/

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakPublikohet argumentimi i KAS, Skënderbeu ua kaloi fajin lojtarëve
Artikulli tjetërI ngacmojnë të dashurën gjatë festës, i riu plagos tre shqiptarë të tjerë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.