Pra, Elvana Gjata qenka mikeshë me reperen e famshme amerikane dhe s’e paskemi ditur!

Nov 23, 2019 | 11:27
SHPËRNDAJE

Fama e këngëtares Elvana Gjata ka marrë përmasa ndërkombëtare dhe bashkëpunimet me artistë të huaj shumë të famshëm, tashmë nuk janë më një çudi!

Por këngëtarja shqiptare paska lidhur edhe miqësi të ngushta me artistë botërorë. Ndër to është edhe reperja e njohur Bia, këngëtarja e hitit “Best On Earth”, fama e së cilës po rritet dita ditës në botë.

Ajo është ndër emrat më të kërkuar të momentit, kënga e së cilës është renditur ndër 50 më të mirat në Billboard.

Pra Bia dhe Elvana qenkan mikesha shumë të mira me njëra tjetrën! Këtë e ka bërë të ditur këngëtarja shqiptare përmes një postimi në ‘Instagram’.

“Jepi motër, i ke merituar të gjitha”, ka shkruar Elvana prkrah fotos ku duket së bashku me reperen Bia dhe dy vajza të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura