Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është një njeri që kuptohet gjerësisht se është shumë i shqetësuar me imazhin e tij publik.
Ai pozon shpesh në mënyra të pazakonta, për të krijuar një imazh “të fortë” në opinionin publik.
Nga luajtja e hokejit në akull dhe pozimi në timonin e automjeteve ushtarake, deri te hipja në kuaj dhe peshkimi me gjoks të zhveshur, Vladimir Putin ka punuar shumë për të kultivuar perceptimin e tij si një udhëheqës i ashpër.
Dhe në një vend në të cilin burrëria është me sa duket një tipar shumë i çmuar, fotografitë e presidentit janë të domozdoshme për të krijuar një pëlqyeshmëri të lartë publike.
Putin bëri një vizitë në Klasterin Kërkimor Lomonosov në Vorobyovy Gory dje në Ditën e Studentëve të Rusisë dhe pozoi krahë disa studentëve.
Pas publikimit të imazhit zyrtar nga Kremlini, disa vëzhgues vunë re se lideri kishte zgjedhur një palë këpucë që dukej se i shtonin një centimetër shtesë gjatësisë së tij.
Pamjet nga afër të këpucëve nxitën opinione të pashmangshme që Putin kishte qenë i prirur të fshihte gjatësinë e tij përballë të rinjve e të rejave krahë të cilëve pozoi.