Poza me Noizy, si çifti Kim-Kanye, Çiljeta: Kardashian është e rëndomtë para meje

Feb 28, 2015 | 23:58
SHPËRNDAJE

“Kim Kardashian është chipp para meje, pra e rëndomtë thënë me fjalë të tjera”. Kështu ka thënë Çiljeta Xhilaga, komentuar së fundi nga fansët për rikthimin e saj me klipin e nxehte ku pozon nudo me reperin Noizy.  Poze qe eshte kopjuar nga çifti Kim Kardashian dhe Kanye West, të cilët u shfaqën kështu për kopertinën e muajit mars 2013 të revistës franceze “L’Officiel Hommes”. 

Në foto (majtas): Kim Kardashian dhe i shoqi; (djathtas) Çiljeta dhe Noizy

Rikthimi i Çiljeta Xhilagës me një klip të nxehtë ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale për shkak të fotos së përqafimit romantik, ku ajo pozon nudo me reperin Noizy.

Më në fund dy artistët kanë përfunduar xhirimet e klipit me titull “Gangsta Love”, puna për të cilin nisi para dy vitesh. Dhe, pak ditë para lançimit të tij në kanalet muzikore dhe youtube, Çiljeta e Noizy kanë ndezur fantazinë e publikut si fillim me një foto të nxehtë, ku këngëtarja 30- vjeçare mbulohet me trupin e reperit.


Ashtu si dy prindërit Kim e Kanye, edhe Çiljeta e Noizy, të dy prindër në jetë, kanë pranuar të pozojnë nxehtë. Por për Çiljetën poza e tyre është thjesht një truk, pasi gjatë fotografimit kanë qenë të veshur, dhe efekti “nudo” është bërë në sajë të photoshop-it dhe, në ndryshim nga Kim, e cila ka pozuar me bashkëshortin, Çiljeta ka pozuar me kolegun.

Lajmin e plote e lexoni sot ne “Panorama Plus” , suplementin e se shtunes ne gazeten “Panorama” 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura