“Publikojnë pa asnjë gajle momente të hareshme me kanakarët nga…”, Rama “urdhëron” ministrat të deklarojnë dhuratat! Drejtorët të marrin leje përpara se të shkojnë jashtë shtetit!

Sep 18, 2021 | 11:01
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e parë të qeverisë, pas betimin në zyrën e Presidencës, ka folur për Kodin Etik që duhet të zbatojnë drejtuesit e institucioneve ekzekutive në mandatin e tretë.

Rama theksoi në fjalën e tij se të gjithë ministrat duhet të deklarojnë dhuratat e marra në takimet zyrtare, pavarësisht vlerës së tyre dhe duhet t’i depozitojnë ato në magazinën e dhuratave në kryeministri.

“Në rast përsëritje të thyerjes së Kodit Etik nga ana juaj, personi nuk do të ulet më në këtë tryezë. Pa asnjë ekuivokë kjo kornizë vlen edhe për mua dhe vlen ta them se nuk e kam pasur problem ta respektoj në 8 vjet dhe as nuk kam problem dhe ta respektoj në 4 vitet e ardhshme.

Një tjetër çështje që aneksi i kodit duhet të sanksionojë dhe detajojë janë dhuratata e lidhura me funksionin. Sot kryeministria ka një muze ku janë dhuratata dhe një magazinë ku ruhen dhuratat, që nga medalionet, ose objete të ndryshme artistive, pavarësisht vlerës së tyre të ulët apo të lartë, deri te dhurata me vlerën më të lartë.

Deri në vitin 2013 nuk u la në këtë godinë asnjë dhuratë protokollare. A që thua këtu se deri në 2013 këtu ka qenë ndonjë fuqi pushtuese që nuk ka lënë asgjë pasi ka ikur.

Madje jo vetëm nuk kanë lënë atë që kanë marrë por kanë marrë piktura, kompjtuera, lugë, pirunj, filxhanë. Çdo gjë duhet shkruar në aneksin e kodit. Çdo gjë duhet dorëzuar në stok. Të gjitha mund të tingëllojnë si gjëra të vogla por në fakt janë norma të zbatuar në të gjitha shtetet që meritojnë të quhen të tilla”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri theksoi se anekset e Kodit Etik që pritet të miratohen në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave do të jenë të vlefshme jo vetëm për ministrat por edhe për drejtuesit e institucioneve lokale dhe qëndrore.

Sipas tij do të marrin fund udhëtimet “turistike” të ashtëquajtura për punë të drejtorëve në institucione. Tashmë sipas kryeministrit çdo drejtor ose funksionar shtetëror duhet të marrë leje në Ministrinë e Jashtme për udhëtimet e punës jashtë shtetit.

“Është detyra e zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrisë që krahas aneksit të Kodit Etik të sjellë në mbledhjen e qeverisë projektvendimin për respektimin e rregullave të sjellljes të drejtuesve të lartë të instutucioneve ekzekutive, qoftë rajonale apo lokale.

Ky popull nuk i ka borxh asnjë përfaqësuesi të lartë kapadallukën dhe karshillëkun publik të shefave të çfarëdollojshëm në territor.

Më kanë bërë të ndihem keq në sytë e publikut disa raste të drejtorëve të institucioneve të cilët papërgjegjmërisht organizojnë mbrëmje tematiko-dëfrimi me kolektivin. Nuk flas as për 8 Marsin, as për vitin e ri, ku mund të organizohen festa por kurrësesi me fondet e agjensive dhe drejtorive. Apo ndërrmarin udhëtime pune me kanakarët e tyre jashtë shtetit, prej të cilave postojnë pa asnjë gajle momente të hareshme këndelljesh turistike, duke e bërë të neveritshme figurën e zyrtarit. Asnjë udhëtim jashtë shtetit që nuk ka marrë miratimin tuaj nuk do konsiderohet në përputhje me etikën e kësaj qeverie”, shtoi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura