Postoi foto me të dashurin misterioz, zbulohet identiteti i djalit që i ka vjedhur zemrën Bebe Rexhës

Sep 19, 2020 | 12:05
SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme, Bebe Rexha postoi një foto krah të dashurit të saj misterioz në ditën e tij të lindjes, por fytyrën ia mbuloi me një emoji zemre.

bebe rexha dhe i dashuri i saj (6)

“Gëzuar ditëlindjen zemër”, shkroi këngëtarja në foton ku dukeshin gati duke u puthur.

bebe rexha dhe i dashuri i saj (1)

Por, mediat e huaja nuk kanë lejuar që misteri të vazhdojë për shumë gjatë dhe kanë zbuluar identitetin e të dashurit të 31-vjeçares.

bebe rexha dhe i dashuri i saj (7)

Sipas “People”, ai është kinematografi dhe producenti Keyan Safyari, me të cilin është fotografuar duke u puthur ne Los Anxhelos. Madje, thuhet se ajo i ka dhuruar edhe një makinë “Ferrari” partnerit që e ka bërë për vete në ditën e tij të lindjes.

bebe rexha dhe i dashuri i saj (1)

Dyshja u shfaqën për herë të parë bashkë të kapur përdore në muajin mars, por askush nuk dinte asnjë detaj për partnerin e Rexhës. Kjo është romanca e parë që këngëtarja bën publike.

bebe rexha dhe i dashuri i saj (3)

Në 2017-tën, ajo tha gjatë një interviste për spektaklin radiofonik “Kiss FM” se për herë të fundit kishte qenë në një lidhje në vitin 2015-të. Më tej në një tjetër intervistë, Bebe ka thënë se ajo i tremb meshkujt e prandaj ata i qëndrojnë larg.

bebe rexha dhe i dashuri i saj (2)

Mesa duket, më në fund artistja e ka gjetur një person që nuk trembet prej saj dhe e pranon me të mirat e të këqijat që ka.

bebe rexha dhe i dashuri i saj (5) bebe rexha dhe i dashuri i saj (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura