Postimi i Kryeministrit konsiderohet nga Facebook si ‘Fakenews’! Si u rrëzua “fakti” historik i maskave i publikuar nga Rama

Oct 17, 2020 | 23:48
SHPËRNDAJE

InShot_20201017_234142001Postimi i kreut të qeverisë, Edi Rama i datës 15 tetor është etiketuar nga rrjeti social Facebook si lajm i rremë.

Rama postoi disa ditë me pare një thirrje për mbajtjen e maskave, pas vendosjes së tyre me detyrim, duke shoqëruar me disa foto dhe duke shkruar historinë mbi pandeminë e vitit 1918.

MIRËMËNGJES dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë,”- shkruan Rama krahas fotove, që supozohet se janë shkrepur në ato vite.

IMG_20201017_234404

Por, ky postim i kryeministri Rama nga Facebook është konsideruar ‘fakenews’.

“Informacion i rremë. Ky postim është verifikuar nga fact-checkers dhe është i rremë,”- thuhet në shënimin e vendosur poshtë postimit të kryeministrit.

Funksioni i ri
Rrjeti më i madh social, Facebook ka shtuar disa funksione të reja, mes të cilave edhe  fushatën për  identifikimin e lajmet të rreme. Ky opsion aktivizohet nga një pale të tretë, që janë verifikuesit, fact-checkers.

Ata lënë shënime në shumë postime, duke vënë në dijeni edhe platformën mbi vërtetësinë e çdo informacioni. Për rrjedhojë, në momentin kur ju postoni diçka që ka të bëjë me një histori apo thënie, Facebook-u do t’ju lajmërojë që postimi që po bëni është ‘fake’, nëse është i tillë. Këtë fakt, do ta dijë edhe çdo person që shikon postimet tuaja.

IMG_20201017_234540

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura