“Postierit” të kokainës i sekuestrohen 25 mijë euro, hetimet çojnë në arrestimin e dy shqiptarëve që udhëtonin me “Ford Focus”

Dec 17, 2019 | 17:57
SHPËRNDAJE

Zona e Brescias dhe Valcamonica vazhdon të jetë një udhëkryq për trafik droge. Ditën e sotme, policia italiane vuri në pranga dy shtetas shqiptarë të moshës 37 dhe 26 vjeç dhe një shtetase bjelloruse 25 vjeçe.

kokaine

Nën cilësinë e provës materiale iu sekuestruan 1.5 kilogramë kokainë, vlera e së cilës nëse do të dilte në treg do të shkonte në 150 mijë euro.

Gjithashtu kanë sekurstruar edhe 25 mijë euro të gjetura në shtëpinë e 26 vjeçarit në Cazzago San Martino.

Shtëpia e San Martino-s ishte edhe fillimi i hetimit. Në momentin kur u kthye nga një prej dërgesave, që kishte pasur në plan, i riu u gjend përballë policisë, që më pas ushtroi edhe kontroll në makinën e tij.

Në makinë ai kishte një 500 gramë kokainë dhe më pas kontrolli u shtri në shtëpinë e tij, ku jetonte me prindërit.

Në shtëpinë e tyre u gjetën 25 mijë eurot. Më pas policia duke analizuar kontaktet e tij, policia ndaloi dy persona të tjerë në Brescia, që po udhëtonin me një makinë tip “Ford Focus”. Brenda bagazhit të makinës kishte një qese me kokainë dhe pjesa tjetër gjendej në shtëpinë e tyre.

Pas arrestimeve, gjyqtari urdhëroi masa paraprake vetëm për dy shqiptarët, me precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa gruaja bjelloruse u la e lirë.

3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura