Posti i ambasadorit në NATO, ja kujt i zë vendin ish – kreu i SHISH

Nov 13, 2017 | 23:30
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme Visho Ajazi Lika ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, është propozuar nga kryeministri Rama për postin e ambasadorit të Shqipërisë në NATO.

Tashmë pritet që kreu i shtetit të firmosë propozimin e kryeministrit, për Visho Ajazi Likën, i cili është dorëhequr nga detyra e mëparshme më 30 tetor, për të marrë detyrën e re.

20150924_demi_rdax_275x371

Visho Ajazi Lika do të mund të zërë kështu vendin e ish- deputeti demokrat Leonard Demi i cili mban postin e ambasadorit në NATO që prej viti 2013

Demi u propozua në atë kohë nga kryeministri i sapo zgjedhur Edi Rama. Më pas Bujar Nishani, presidenti i Shqipërisë ka dekretuar emërimin e tij. Më herët ish-deputeti demokrat kishte mbajtur edhe detyrën e kryetarit të Komisionit të Sigurisë në Parlament.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura