Posteri gjigand i Erdoganit që theu rekordin Guinness (FOTO)

May 30, 2015 | 16:35
SHPËRNDAJE

Një poster gjigand që tregon Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministrin Ahmet Davutoglu krah për krahë ka hyrë në Librin Gines të Rekordeve Botërore.

 Sipas “Hyrriet”, posteri 4.709 metër katror, i përgatitur nga Partia në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), shfaqet më 30 maj, kur Erdogan dhe Davutollu do të mbajnë një miting në Stamboll, për të shënuar përvjetorin e 562-të të pushtimit të Stambollit nga Perandoria Osmane.

Posteri përmban fotot e Erdoganit dhe Davutollu, bashkë me sloganin: “Njerëzit janë mjaftueshëm për ne”, duke iu referuar kombit turk.

Posteri u hap më 29 maj në sheshin Yenikapı nga rreth 100 njerëz dhe autoritetet e Rekordeve Guinness të cilët bënë matjet e nevojshme.

Përfaqësuesi i Guinness në Turqi, Arbitri seyda Subaşu Gemici u tha gazetarëve se India ka mbajtur deri tani vendin në Librin Gines të Rekordeve Botërore për posterin më të madh prej 3.361 metër katror në vitin 2014.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura